Irani: SHBA, largohuni nga Gjiri Persik
Ministri i Mbrojtjes i Iranit i ka bërë thirrje SHBA-së të largohet nga Gjiri Persik dhe të ndalë kërcënimet ndaj vendeve të rajonit.
Gjeneral Brigade Husein Dehkan i bëri këto komente të enjten në përgjigje të komenteve të fundit armiqësore nga ana e zyrtarëve amerikanë kundër Republikës Islamike. "Çfarë është duke bërë SHBA në Gjirin Persik? Ata më mirë të largohen nga ky rajon dhe të mos kërcënojnë vendet e rajonit "-tha Dehkan, duke shtuar: "A është e pranueshme që një pirat injorant dhe i armatosur të hyjë me forcë në shtëpinë e dikujt dhe pret që t’i shtrojnë tapetin e kuq? Ky është një shembull i modern i barbarizmit të shekullit të 21-të. " Këto deklarata vijnë në një kohë të rritjes së agresivitetit të treguar ndaj Iranit nga ana e administratës së presidentit Donald Trump. Të mërkurën, gjenerali i Ushtrisë amerikane Joseph Votel, i cili kryeson Komandën Qendrore amerikane (CENTCOM), tha se Uashingtoni duhet të konsiderojë përdorimin e "mjeteve ushtarake" kundër Iranit. Votel e ka përshkruar Teheranin si " kërcënimin më të madh afatgjatë për stabilitetin" në Lindjen e Mesme dhe e akuzoi Iranin për "destabilizim" në rajon.