Organizohet festivali i parë i madh i ushqimeve iraniane në Venezuelë
Festivali i parë i madh i ushqimit dhe sofrës iraniane u organizua në Karakas, kryeqytetin e Venezuelës.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Mustafa A'laji, ambasadori i Iranit në Karakas, ka thënë se qëllimi i këtij festivali është njohja e popullit të këtij vendi me kulturën iraniane. Ai deklaroi: "Me koordinimet e bëra, ushqimet e përgatitura do të ofrohen për vizitorët dhe të ardhurat e mbledhura nga ky aktivitet do t'i dhurohen Qendrës për Kurimin dhe Mbështetjen e Fëmijëve me Kancer në Venezuelë. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Delsi Rodrigez, ministri i jashtëm i Venezuelës, i cili gjatë një prononcimi për media deklaroi se organizimi i aktiviteteve të tilla bëhet shkak për njohjen dhe afrimin e të dy popujve me njëri-tjetrin.