Edhe Kina blen tapet nga Irani
(last modified Tue, 04 Apr 2017 13:31:31 GMT )
Prill 04, 2017 15:31 Europe/Tirane
  • Edhe Kina blen tapet nga Irani

Kryetari i qendrës kombëtare të tapetit të Iranit ka thënë se edhe Kina e cila në disa vite të fundit ishte rivali i Irani në tregjet botërore të tapetit, tani është shndërruar në një prej dhjetë vendeve kryesore që importojnë tapetin artizanal nga Irani.

Hamid Kargar, kryetari i qendrës kombëtare të tapetit të Iranit, në vazhdim shtoi: "Që nga marsi i vitit 2016 deri në janar të vitit 2017, mbi 5243 tonë tapet artizanal me vlerë mbi 321 milionë dollarë nga Irani janë eksportuar në tregjet botërore dhe nga kjo sasi mbi 3 milionë dollarë tapet është eksportuar në Kinë". Hamid Kargar në vazhdim ka shtuar se Kina një kohë ishte rivali i Iranit në tregjet botërore të tapetit, por tani ky vend nuk është më rival i Iranit në këtë drejtim.

 

Tags