Irani ndalon 3 anije peshkimi arabe në Gjirin Persik
Komandanti i rojeve bregdetare të ishullit Kish në jug të Iranit njoftoi se këto forca kanë ndaluar 3 anije peshkimi të vendeve arabe të Gjirit Persik, të cilat në mënyrë të paligjshme kishin hyrë 10 milje në brendësi të ujërave territoriale të Iranit.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRIB, Rahim Xhehanbaksh, komandanti i rojeve bregdetare të ishullit Kish, deklaroi se në këto 3 anije janë zbuluar 2 tonë peshk, 100 peshkaqenë që konsiderohen specie në zhdukje, ndërsa 21 pjesëtarët e ekuipazhit të këtyre anijeve u janë dorëzuar organeve të rendit. Po ky burim shtoi se gjatë 7 muajve të kaluar janë ndaluar 21 anije peshkimi të vendeve arabe të gjirit Persik dhe janë konfiskuar 25 tonë peshk dhe peshkaqenë të bardhë ndërsa 129 shtetas të këtyre vendeve janë arrestuar.