Zarif reagon ndaj deklaratave të ashpra të sekretarit amerikan të shtetit
Ministri i punëve të jashtme të Iranit të enjten në mbrëmje në përgjigje të deklaratave të sekretarit amerikan të shtetit kundër Iranit, në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Akuzat e pabaza të Amerikës nuk mund të mbulojnë pohimet e Uashingtonit se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe Uashingtoni ka për obligim zbatimin e angazhimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore".
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Iranit vuri në dukje deklaratat kontradiktore të sekretarit amerikan të shtetit në lidhje me zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe theksoi: "Akuzat e pabaza të Amerikës nuk mund të mbulojnë pohimet e këtij vendi se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore". Zarif shtoi: "Amerikanët duhet të kenë marrë mësim nga historia dhe sidomos nga zhvillimet e dekadës së kaluar që në kurrfarë rrethanash nuk do të kenë sukses nga deklaratat kërcënuese ndaj Iranit". Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, të martën në një letër dërguar Pol Rajan, kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, ka konfirmuar se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, mirëpo më pas në një deklaratë kontradiktore akuzoi Republikën Islamike të Iranit sipas tij, për ndjekjen e ambicieve bërthamore. Rex Tillerson në këtë letër ka deklaruar se qeveria e presidentit Donald Trump do të rishqyrtojë sanksionet e anuluara ndaj Iranit. Irani dhe vendet e Grupit G-5+1 në korrik të vitit 2015 në Vjenë të Austrisë kanë arritur marrëveshjen bërthamore që në bazë të saj, në shkëmbim të kufizimit të programit atomik të Iranit, duhet të anulohen sanksionet ndaj Iranit përkatëse me programin atomik.