Takimi i shtatë i Komisionit të Përbashkët Iran-G 5+1
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i49688-takimi_i_shtatë_i_komisionit_të_përbashkët_iran_g_5_1
Takimi i shtatë i Komisionit të Përbashkët Iran-G 5+1, i cili monitoron zbatimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe grupit G 5+1, është mbajtur në kryeqytetin austriak Vjenë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 26, 2017 02:59 Europe/Tirane
  • Takimi i shtatë i Komisionit të Përbashkët Iran-G 5+1

Takimi i shtatë i Komisionit të Përbashkët Iran-G 5+1, i cili monitoron zbatimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe grupit G 5+1, është mbajtur në kryeqytetin austriak Vjenë.

Zëvendësministrat e jashtëm të RII z. Abas Erakçi dhe Maxhid Takht Ravanchi, së bashku me zv/shefen e politikës së jashtme të BE znj. Helga Schmidt, si dhe diplomatë të lartë të grupit  G 5+1 morën pjesë në takimin e këtij komisioni i ngarkuar me monitorimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore, i njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA). Një nga çështjet kyçe që pjesëmarrësit kishin planifikuar për të diskutuar ishte kërkesa e Iranit për të blerë 950 tonë uranium të koncentruar, i njohur gjithashtu si i verdhë nga Kazakistani në një periudhë trevjeçare. Ministri i jashtëm suedez ka thënë: Evropa do të zbatojë në mënyrë të plotë marrëveshjen bërthamore të lidhur mes Iranit dhe G 5+1. Margot Wallstrom, ministre e jashtme e Suedisë gjatë takimit të zhvilluar në Stokholm me zv/ministrin e jashtëm të RII z. Maxhid Takht Revanci, ka thënë se bashkëpunimi midis Iranit dhe Suedisë në fusha të ndryshme është shumë i rëndësishëm dhe padyshim se zbatimi i marrëveshjes është në interes të të dyja palëve. Nga ana e tij, zv/ministri i jashtëm i RII ka falënderuar qëndrimin e Suedisë rreth zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe ka shtuar se të dyja palët janë të vendosura për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kryetari i shtabit për mbikëqyrjen e respektimit të marrëveshjes bërthamore duke folur në lidhje me takimin e frytshëm të ditës së djeshme me drejtorin e përgjithshëm i ANEA, ka thënë: Ekziston një bashkëpunim i mirë midis Iranit dhe ANEA. Nga ana e tij, zv/ministri i Jashtëm iranian, z. Abas Erakçi, të martën duke deklaruar se është detyrë e ANEA-së eliminimi i pengesave dhe problemeve të cilat janë paraqitur gjatë periudhës së zbatimit të marrëveshjes bërthamore, ka shtuar: Raportet e përsëritura nga ANEA ka konfirmuar se Irani ka zbatuar me sukses dhe kujdes marrëveshjen bërthamore dhe ka qenë gjithmonë i angazhuar për detyrimet e tij. Zv/ministri i jashtëm i RII ka thënë se në takim me Jokia Amanon janë inspektuar gjendja e instalimeve bërthamore të Iranit në Arak, Fordo dhe Natanz. Duhet theksuar se marrëveshja bërthamore ka krijuar mundësi të shumta për bashkëpunimin e gjerë në sferat e ndryshme të cilat duhet të shfrytëzohen. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit G 5+1 është një rezultat i pashembullt në arenën ndërkombëtare dhe diplomacia e Iranit është treguar e suksesshme në tre vitet e kaluar në lidhje me marrëveshjen bërthamore. Grupi i diplomacisë bërthamore të Iranit me vullnet të vendosur në negociatat ndërkombëtare ka arritur marrëveshjen bërthamore dhe aktualisht Republika Islamike e Iranit është duke zgjeruar bashkëpunimet ekonomike me vendet e ndryshme të botës. Takimi i zhvilluar dje në Vjenë dëshmoi se vendet evropiane janë të interesuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore, prandaj nuk duhet lejuar që Amerika të bëjë sabotime në zbatimin e kësaj marrëveshje ndërkombëtare. Marrëveshja bërthamore e arritur mes Iranit dhe Grupit 5+1, nuk është një marrëveshje mes të dy vendeve, por ajo është një marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar mes gjashtë fuqive të botës dhe Iranit. Irani deri më tani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Vendet perëndimore me në krye Amerikën duhet tu qëndrojnë besnikë zotimeve të tyre dhe të zbatojnë angazhimet në kuadër të kësaj marrëveshje dhe jo të pengojnë zbatimin e kësaj marrëveshje me pretendime të pabaza. Nëse do të dëmtohet marrëveshja bërthamore, të gjitha vendet do të pësojnë humbje, prandaj Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që popujt të pësojnë një dëm të tillë.