Iranofobia e rivalëve rajonalë të Iranit dhe rëndësia e zgjedhjeve
Raundi i aktual i zgjedhjeve presidenciale në Iran ka rëndësi nga disa aspekte.
Një prej taktikave të përdorura nga kundërshtarët dhe rivalët e Iranit në rajon, është Iranofobia e cila më shumë se kushdo tjetër përdoret nga fuqitë perëndimore. Mirëpo vitet e fundit Iranofobia është përdorur edhe nga kundërshtarët dhe rivalët rajonalë të Iranit. Arabia Saudite dhe Turqia që janë dy rivalët kryesorë të Iranit në rajon, që në këtë mes rivalitet më të madh ka Arabia Saudite, për të dalë fitimtarë në politikat tyre rajonale kundër Iranit përdorin si taktikë Iranofobinë. Në çështjen e Sirisë, Irani ka një pozitë më të lartë pasi së bashku me Turqinë dhe me Rusinë po kontrollon armëpushimin e vendosur mes kundërshtarëve dhe shtetit sirian. Nga ana tjetër Arabia Saudite duke shpenzuar shuma të mëdha gjatë 6 viteve të kaluara, është lënë mënjanë në takimet që organizohen rreth krizës në Siri. Arabia Saudite dhe Turqia kanë bërë përpjekje të shumta për të dobësuar pozitën e qeverisë shiite të Irakut. Këto përpjekje ata i kanë realizuar nëpërmjet grupit terrorist ISIS. Mirëpo qeveria irakiane duke pasur mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit dhe të forcave vullnetare Hashd Shaabi, po kryen pastrimin e plotë të të gjithë vendit nga prania e terroristëve. Po në rajon, Arabia Saudite është munduar të dobësojë Jemenin vend i drejtuar nga lëvizja popullore Ansarullah me qëllim që të pengojë mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit për Jemenin. Mirëpo megjithëse kanë kaluar 2 vjet nga lufta e pabarabartë e Arabisë Saudite kundër vendit të varfër Jemenit, Al Saud nuk ka arritur të realizojë qëllimin e tij kryesor që është rikthimi i Abdarabuh Mansur Hadit në pushtet. Në kushtet dhe ambientin e krijuar, Arabia Saudite së bashku me Turqinë po përdorin taktikën e iranofobisë duke përhapur idenë se Irani mundohet të forcojë pozitën e shiizimit në rajonin e Azisë perëndimore dhe të dobësojë sunizmin. Përveç kësaj këto dy vende duke tjetërsuar realitetin mundohen të tregojnë se gjoja mes popullit dhe shtetit në Iran ka ndasi të thella. Në këtë mënyrë zgjedhjet presidenciale në Iran kanë rëndësi të veçantë pasi nga njëra anë ato forcojnë unitetin kombëtar mes etnive të ndryshme dhe sidomos të shiitëve dhe sunitëve dhe nga ana tjetër përkundër Arabisë Saudite dhe shumica e vendeve arabe dhe përkundër Turqisë e cila është e bazuar në një politikë të centralizuar tek Erdogan, Republika Islamike e Iranit ka një politikë të gjallë dhe ajo jo vetëm që nuk përbën aspak kërcënim për rajonin por me sistemin e saj të demokracisë fetare është kthyer në një shembull me vlerë për vendet e tjera të rajonit.