Irani: Arabia Saudite ka gabuar tejmase me sulmin kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i50900-irani_arabia_saudite_ka_gabuar_tejmase_me_sulmin_kundër_jemenit
Arabia Saudite ka gabuar tejmase me sulmin e kryer ndaj Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 15, 2017 05:24 Europe/Tirane
  • Irani: Arabia Saudite ka gabuar tejmase me sulmin kundër Jemenit

Arabia Saudite ka gabuar tejmase me sulmin e kryer ndaj Jemenit.

Kështu deklaroi Behram Kasemi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit i cili në një intervistë dhënë agjencisë Arabia Xhadida me qendër në Londër shtoi se sulmi i Arabisë Saudite kundër Jemenit vazhdon prej marsit të vitit 2015 mirëpo në këtë mes Arabia Saudite ka harruar faktin se jemenasit janë të gjithë me armë në duar dhe kujtonte se shumë shpejt do t’ia arrinte qëllimeve të saj.Behram Kasemi hodhi poshtë hipotezat që hidhen për gjoja ndihmat me armatime të Iranit për Jemenin dhe tha se disa vende akuzojnë Iranin për trafikun e armëve në Jemen ndërkohë që Irani jo vetëm që nuk ndërhyn nga aspekti ushtarak dhe financiar në këtë vend, por jemenasit nuk kanë nevojë për armët e Iranit. Zëdhënësi  i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ndër të tjera shtoi se disa vende bëjnë përpjekje për të njollosur emrin e Iranit apo për të rrethuar dhe luftuar Iranin dhe tha se ajo çështje e cila ka ndikuar në marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite është një keqkuptim. Arabia Saudite duhet të heqë dorë nga akuzat dhe politikat e saj kundër Iranit i cili nga ana e tij është i gatshëm për dialog dhe bashkëbisedime. Disa vende kanë hapur kufijtë e tyre dhe mbështesin terroristët dhe mundohen të rrëzojnë qeverinë legjitime të Sirisë, por ata kanë dështuar shtoi ndër të tjera Behram Kasemi. Sa i përket organizimit të takimit të katërt të Asatanasë kushtuar krizës në Siri, zëdhënësi Kasemi tha se akordi i arritur në këtë takim nuk nënkupton ndarjen e Sirisë për të cilin Irani është kundër dhe nuk do ta lejojë një gjë të tillë.