Krimet e MEK më të tmerrshme se të ISIS
Ajetollah Ahmed Xhanati, kryetar i Kuvendit të Ekspertëve të Lidershipit, në një takim me drejtorin e përgjithshëm të fondacionit Habilian tha se një prej hapave me vlerë tepër të madhe të imam Khomeinit (ra), që i dha shtysë vazhdimit të revolucionit dhe sigurisë në vend, ishte urdhri i vitit 67 për ndëshkimin e MEK dhe për shkarkimin e z. Muntazeri.
Sipas një njoftimi të agjencisë informative Habilian ( familjarët e martirëve të terrorit në Iran), në këtë takim Ahmed Xhanati e konsideroi efikas dhe me vlerë punon e agjencisë Habilian dhe kërkoi vazhdimin e aktiviteteve të kësaj agjencie. Ai ndër të tjera vuri në dukje se duhet treguar më shumë përkushtim dhe vëmendje tek aktivitetet e grupit terrorist MEK. Kreu i kuvendit të ekspertëve të lidershipit në Iran, pasi përmendi disa nga krimet e grupit terrorist MEK tha; Një prej pikave që duhet theksuar është se MEK përbënte ISIS-in e asaj kohe në Iran dhe krimet e kryera nga MEK në atë kohë nuk janë më të pakta sesa krimet e kryera nga ISIS, pasi disa prej këtyre krimeve janë akoma më të egra dhe më të tmerrshme. Nëse ndaj këtij grupi nuk do të merreshin masat e duhura dhe atij do t’i jepej mundësia për shtrirjen e aktiviteteve, atëherë krimet që do të kryente MEK padyshim do ishin akoma më të tmerrshme sesa të ISIS dhe Irani do të futej në një luftë të brendshme për një kohë të gjatë. Ajetollah Xhanati ndër të tjera përmendi urdhrin e imam Khomeinit (ra) të vitit 67 për ndëshkimin e grupit MEK dhe shtoi: Një prej hapave me shumë vlerë dhe me ndikim të imam Khomeinit (ra), që i dha shtysë vazhdimit të revolucionit dhe sigurisë në vend, ishte urdhri i vitit 67 për ndëshkimin e MEK dhe për shkarkimin e z. Muntazeri. Ky urdhër i imam Khomeinit (ra) duhet vlerësuar, sepse edhe nëse një pjesë e vogël e pushtetit të vendit do të binte në duart e MEK, vendi asnjëherë nuk do të shijonte sigurinë dhe qetësinë. Ajetollah Xhanati në fund vlerësoi lart punën e fondacionit Habilian dhe tha: Unë punën tuaj e cilësoj të njëjtë me besnikët e Ashures të cilët e kanë mbajtur gjallë ngjarjen e Ashures. Të përkujtosh martirët e terrorit dhe të përhapësh kujtimet e tyre, për mua është diçka me vlerë të madhe dhe ministra e jashtme së bashku me ambasadat këto dokumente dhe fakte duhet t’i përhapin nëpër botë dhe botës t’i tregojnë se sa ka vuajtur populli iranian nga të tilla terrore dhe krime.