Gjuajtja demokratike, kundër terrorizmit monafekin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i50978-gjuajtja_demokratike_kundër_terrorizmit_monafekin
Dr. Mustafa Entezari Heravi për gati katër dekada pas Revolucionit Islamik ka qenë në ballë të luftës kundër terrorizmit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 16, 2017 12:31 Europe/Tirane
  • Gjuajtja demokratike, kundër terrorizmit monafekin

Dr. Mustafa Entezari Heravi për gati katër dekada pas Revolucionit Islamik ka qenë në ballë të luftës kundër terrorizmit.

Në vitet e gjashtëdhjeta dhe në kulmin e fuqisë së grupeve terroriste me theks të veçantë grupit terrorist Monafekin, arritën që përmes armëve, të kapin Revolucionin popullor dhe islamik në Iran, por ishte prania e popullit që arriti t’i dëbojë terroristët nga territori iranian. Pas kësaj, terroristët që hapësirën e luftës së padrejtë e shihnin si të përshtatshme, sulmuan një ushtri klasike dhe iu bashkuan një qeverie agresore, por përsëri nga ana e popullit u detyruan të tërhiqen në një vend të huaj dhe u integruan në ushtrinë  e regjimit irakian Bath, për t’i dhënë një goditje islamit dhe vendit të tyre. Pas kësaj, terroristët kanë tentuar një shumëllojshmëri të metodave, posaçërisht terroristët e grupit Monafekin, për të nxitur një lloj të dyfishtë të sovranitetit dhe shtetit në Iran. Ata kanë bërë manovra të ndryshme si në lidhje me programin bërthamor të Iranit, po ashtu edhe në fushën e të drejtave të njeriut. Megjithatë, edhe pse ishte bërë propagandë e fuqishme, ata nuk arritën synimin e tyre, sidomos në vendosjen e sanksioneve ekonomike për të dobësuar sigurinë kombëtare, ku prania e popullit ishte ajo që e dinin se nëse nuk përkrahin sistemin islamik, vendi do të  shndërrohet sikurse disa vende të tjera të rajonit që janë kapur nga terrorizmi dhe konfliktet ushtarake. Grupet terroriste separatiste, Monafekin, monarkistët dhe të gjitha grupet terroriste e dinë mirë se çelësi i mbijetesës së Republikës Islamike është prania e popullit në skenën e duhur. Ashtu sikurse prania e popullit në kutitë e votimit, po ashtu edhe prania e tij në demonstrata për mbrojtjen e idealeve të Revolucionit islamik. Me këtë rast, ata në prag të zgjedhjeve të 12-ta presidenciale dhe për këshillat e qyteteve dhe fshatrave, edhe njëherë kanë bërë përpjekje për të shtuar sanksionet kundër Iranit. E fundit ka qenë inkurajimi i njerëzve që të mos marrin pjesë në zgjedhje dhe mospranimi i votimeve të popullit sirian dhe përkrahja e tyre për konfliktin e armatosur në Siri dhe për gjenocidin në këtë vend. Ata nuk pranojnë revolucionin popullor në Jemen dhe në Bahrejn. Populli iranian nuk janë sikur popujt e Sirisë, Jemenit dhe Bahrejnit. Populli iranian e dinë mirë se prania masive në zgjedhje i bën të paaftë skenarët e kërcënimeve të sigurisë së brendshme në Iran. Për këtë arsye, populli iranian merr pjesë masivisht në votime, për të neutralizuar ata që përkrahin luftërat në rajon dhe shpërndajnë terrorizmin nëpër botë.