Në qytetin Shiraz nis punimet simpoziumi i 16-të ndërkombëtar i neurologjisë
May 17, 2017 03:38 Europe/Tirane
Në qytetin Shiraz të Iranit dje në mbrëmje ka nisur punimet simpoziumi i 16-të ndërkombëtar i neurologjisë dhe kongresi i tretë i transplantimit të organeve të trupit të njeriut.
Në këtë simpozium marrin pjesë ekspertë, mjekë dhe shkencëtarë të mjekësisë nga Irani dhe nga 20 vende të botës. Simpoziumi do të zgjasë 4 ditë dhe në të do të prezantohen sukseset më të fundit në fushën e neurologjisë dhe transplantimit të organeve të trupit. Në simpozium do të prezantohen 20 artikuj në formë fjalimi dhe 91 artikuj në formë posterash. Ekspertët e huaj që marrin pjesë në këtë simpozium kryesisht janë nga Amerika, Japonia, Spanja, Italia, Libani, Pakistani, Siria, Kanadaja dhe Zvicra.
Tags