Irani dënon sulmin ndaj protestuesve paqësorë në Bahrejn
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII z. Behram Kasemi dënoi të martën sulmin ndaj protestuesve paqësorë në Bahrejn, duke shtuar se sulmi i ka rrënjët e tij në llogaritë e krerëve të regjimit Al Khalifa.
Sulmi i përgjakshëm i forcave të sigurimit të Bahrejnit mbi protestuesit paqësorë në rajonin Deraz dhe hyrja brenda shtëpisë së Shejh Kasem e bën situatën në Bahrejn më të komplikuar, shtoi ai. Kasemi tha se intensifikimi i goditjeve dhe miratimi i qasjes sektare ndaj popullit bahrejnas nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e krizës në vend dhe vetëm do të rezultojë në devijimin e prirjes paqësore të protestave. Qeveria e Bahrejnit është përgjegjëse për pasojat e çdo agresioni ndaj Shejh Isa Kasem, shtoi zëdhënësi i MPJI. Ai këshilloi qeverinë e Bahrejnit të heqë dorë nga dhunas dhe të mos mbështetet nga urdhrat e të huajve por të ballafaqohet me kërkesat ligjore të udhëheqësve religjiozë dhe politik të vendit. Kasemi i bëri thirrje sundimtarëve të Bahrejnit të heqin dorë nga masat e sigurisë dhe në vend të tyre të miratojnë qasjen politike dhe besimin tek njerëzit e tyre për të përgatitur terrenin për zgjidhjen e krizës.