Marrëveshja Iran-Rusi për zgjerimin e bashkëpunimit bërthamor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51756-marrëveshja_iran_rusi_për_zgjerimin_e_bashkëpunimit_bërthamor
Kreu i qendrës së sigurisë bërthamore të Republikës Islamike të Iranit, njoftoi se Irani dhe Rusia kanë rënë dakord për zgjerimin e nivelit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e centraleve dhe qendrave bërthamore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 26, 2017 07:58 Europe/Tirane
  • Marrëveshja Iran-Rusi për zgjerimin e bashkëpunimit bërthamor

Kreu i qendrës së sigurisë bërthamore të Republikës Islamike të Iranit, njoftoi se Irani dhe Rusia kanë rënë dakord për zgjerimin e nivelit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e centraleve dhe qendrave bërthamore.

Hoxhatullah Salehi, kreu i qendrës për sigurinë bërthamore në Iran, ditën e enjte u takua me Aleksi Alishin kryetar i qendrës së sistemit të sigurisë bërthamor të Rusisë me të cilin diskutoi për nivelin e bashkëpunimit bërthamor të të dy vendeve. Palët kanë rënë dakord për nisjen e punës për ndërtimin e njësive të reja të centraleve në Iran, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e centraleve dhe qendrave të tjera bërthamore. Salehi përmendi 25 vjet eksperiencë bashkëpunimi mes qendrave të sigurisë bërthamore të Iranit dhe Rusisë dhe theksoi domosdoshmërinë e zgjerimit të bashkëpunimit mes këtyre dy organeve. Bashkëpunimi bërthamor në përmasa të ndryshme siç është ndërtimi i centraleve, është simbol i zgjerimit të bashkëpunimit mes Republikës Islamike të Iranit dhe Rusisë. Shembull i këtij bashkëpunimi është ndërtimi i centralit bërthamor të Bushehrit. Ky central është futur në ciklin e prodhimit 5 vite më parë dhe karburanti bërthamor i tij garantohet nga Rusia. Rusia në fushën bërthamore është një prej vendeve të fuqishme. Irani përveç centralit të Bushehrit ka nevojë edhe për 10 centralë të tjera atomike. Sipas ligjit të miratuar nga parlamenti islamik i Iranit, Republika Islamike e Iranit ka nevojë për 20 mijë megavat energji elektrike dhe për arritjen e këtij niveli është e domosdoshme ndërtimi i 10 centraleve bërthamorë. Në këtë mënyrë mes Iranit dhe Rusisë është arritur akordi për ndërtimin e 2 centraleve bërthamorë me vlerë 10 miliard dollarë. Eksperienca e bashkëpunimit të Iranit dhe Rusisë në ndërtimin e centralit bërthamor të Bushehrit, është bërë shkak që palët të krijojnë besim tek njëri tjetri dhe pala ruse të vazhdojë të jetë një prej zbatuesve të projekteve për ndërtimin e centraleve atomike në Iran. Interesimi për këtë bashkëpunim u duk qartë pas marrëveshjes bërthamore ku Rusia ishte pjesë e grupit 5+1 dhe luajti rol të rëndësishëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Me fjalë të tjera pas marrëveshjes bërthamore, bashkëpunimet bërthamore ndërkombëtare të Iranit janë zgjeruar dhe në këtë mes Rusia ka një rol strategjik dhe përcaktues në bashkëpunimin me Iranin. Përveç ndërtimit të centralit të Bushehrit dhe akordit për ndërtimin e 2 centraleve të tjerë, Irani dhe Rusia kanë bashkëpunime dhe në blerjen e ujit të rëndë dhe në prodhimin e izotopeve të industrisë bërthamore.