Shtohet me 300% eksporti i naftës iraniane në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i52614-shtohet_me_300_eksporti_i_naftës_iraniane_në_evropë
Pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, eksporti i naftës iraniane drejt Evropës është shtuar me 300%.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 07, 2017 08:58 Europe/Tirane
  • Shtohet me 300% eksporti i naftës iraniane në Evropë

Pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, eksporti i naftës iraniane drejt Evropës është shtuar me 300%.

Me vënien në zbatim të marrëveshjes së vitit 2015, e cila nisi të zbatohej prej 16 janarit 2016, niveli i eksportit të naftës iraniane drejt Evropës u shtua duke arritur kuotën e 1 milion fuçi në ditë. Një prej programeve të ministrisë së naftës së Iranit pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, është gjetja e tregjeve të reja dhe ringjallja e tregut të Evropës për naftën iranianë. Eksporti i naftës iraniane pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore është shtuar me 40% edhe për vende si Koreja e Jugut, Japonia, India dhe Kina. Në muajin Maj importi i naftës iraniane nga këto vende ka arritur në 1.2 milion fuçi në ditë. Sipas raporteve, në ditë Irani eksporton 2.6 milion fuçi naftë dhe produkte të saj.