Irani arreston 41 terroristë të ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i52816-irani_arreston_41_terroristë_të_isis
Ministria e Inteligjencës e Iranit njoftoi se ka arrestuar 41 anëtarë të grupit terrorist ISIS në të gjithë vendin pas sulmeve të fundit terroriste në Teheran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 09, 2017 16:58 Europe/Tirane
  • Irani arreston 41 terroristë të ISIS

Ministria e Inteligjencës e Iranit njoftoi se ka arrestuar 41 anëtarë të grupit terrorist ISIS në të gjithë vendin pas sulmeve të fundit terroriste në Teheran.

Pas një sërë operacionesh të sofistikuara të inteligjencës dhe me bashkëpunimin e familjeve të disa prej terroristëve, 41 elementë të grupit ISIS u identifikuan dhe u arrestuan përpara se të kryenin ndonjë akt terrorist, tha Ministria e Inteligjencës e Iranit në një deklaratë të premten. Kjo ministri shtoi se terroristët u arrestuan në krahinat iraniane të Kermanshah, Kurdistan, Azarbajxhani Perëndimor dhe Teheran. Gjithashtu, në këto operacione janë konfiskuar mjaft dokumenta dhe pajisje për operacione terroriste. Më parë, të premten, Ministria e Inteligjencës në një deklaratë tjetër njoftoi se forcat iraniane të sigurisë, në bashkëpunim me Gardën e Revolucionit Islamik dhe policinë, kishin arritur të identifikonin dhe ndalonin disa elementë terroristë të lidhur me sulmet terroriste në Parlamentin iranian dhe Mauzoleun e themeluesit të Republikës Islamike, Imam Khomeini, para se të kryenin ndonjë akt terrorizmi. Gjatë operacionit për arrestimin e terroristëve, u gjetën gjithashtu një sasi e madhe e armëve, materialeve të bombave, rripave shpërthyes, pajisjeve të komunikimit dhe dokumente të falsifikuara. Ministria theksoi se operacionet po vazhdojnë jashtë kufijve iranianë në ndjekje të komandantëve të këtyre kriminelëve të lidhur me fuqitë arrogante dhe aleatët e tyre rajonalë.