Amerika publikon dokumente në lidhje me Iranin pas 64 vjetësh
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i53278-amerika_publikon_dokumente_në_lidhje_me_iranin_pas_64_vjetësh
Departamenti Amerikan i Shtetit për herë të parë ka publikuar dokumente në lidhje me grushtin e shtetit të gushtit të vitit 1953.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 16, 2017 03:28 Europe/Tirane
  • Amerika publikon dokumente në lidhje me Iranin pas 64 vjetësh

Departamenti Amerikan i Shtetit për herë të parë ka publikuar dokumente në lidhje me grushtin e shtetit të gushtit të vitit 1953.

Sipas ueb sajtit të DASH, këto dokumente tregojnë se Amerika ka pasur rol direkt në shkarkimin e qeverisë së Mohamed Mosadek. Sipas këtyre dokumenteve të publikuara, Uashingtoni ka menaxhuar direkt procesin e grushtit të shtetit për përmbysjen e Mosadek. Roli direkt i Amerikës në grushtin e shtetit të gushtit të vitit 1953 ishte pasqyruar edhe në disa dokumente tjera më parë, por publikimi i këtyre dokumenteve të reja përmban më shumë detaje. Grushti i shtetit i vitit 1953 që është pjesë e serisë së ndërhyrjeve të Amerikës dhe Britanisë në Iran që prej fitores së Lëvizjes kombëtare të industrisë së naftës në Iran. Në disa pika dëshmohet se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (Hagë) në çështjen e kontratave të naftës të nënshkruara midis Anglisë dhe Iranit, kishte vendosur në interes në Iranit. Grusht shteti amerikano-anglez i vitit 1953 që çoi në rrëzimin e qeverisë legjitime të Iranit, kujton një moment të rëndësishëm në historinë politike të Iranit para Revolucionit Islamik.