Presidenti i RII uron Fitër Bajramin krerëve të shteteve islamike
(last modified Sun, 25 Jun 2017 18:21:43 GMT )
Qershor 25, 2017 20:21 Europe/Tirane
  • Presidenti i RII uron Fitër Bajramin krerëve të shteteve islamike

Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani u dërgoi letra të ndara udhëheqësve të vendeve myslimane për t’i uruar atyre festën e Fitër Bajramit.

Në mesazhin e tij, Ruhani shprehu shpresën për vendosjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në mesin e vendeve islamike. Ai bëri thirrje për shfaqjen e një imazhi të mirë të Islamit para botës si fe e mëshirës. "Unë jam i sigurt se duke ndjekur mësimet islame, ne mund të eliminojmë dhunën, ekstremizmin dhe terrorizmin nga territoret e vendeve islamike", vuri në dukje z. Ruhani. Ai të gjitha vendeve islamike dhe myslimanëve kudo në botë i ka dëshiruar përparim, nder dhe lumturi.

 

Tags