Prill 10, 2024 09:24 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik:  Regjimi djallëzor sionist duhet të ndëshkohet dhe do të ndëshkohet

Lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Khamenei, në hytben (fjalimin) e namazit të Fitër Bajramit theksoi se regjimi i keq dhe djallëzor sionist duhet të ndëshkohet dhe do të ndëshkohet.

Sipas qendrës së informacionit të zyrës së Liderit suprem, Ajetullah Khamenei, Lideri suprem i Revolucionit Islamik, në predikimin e tij në namazin e Fitër Bajramit në Teheran, duke iu referuar sulmit të fundit nga regjimi djallëzor sionist në seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Damask (kryeqyteti i Sirisë) tha: Sipas parimi dhe normës ndërkombëtare, sulmi ndaj konsullatës dhe ambasadës së çdo vendi konsiderohet si sulm në territorin e atij vendi dhe regjimi i keq  dhe djallëzor sionist duhet dhe do të dënohet për këtë krim. Lideri suprem i Revolucionit Islamik ngjarjet e përgjakshme të shkaktuara nga regjimi sionist në Gaza i cilësoi shkak të hidhërimit të kombeve myslimane në muajin e Ramazanit dhe duke iu referuar vazhdimit të krimeve të këtij regjimi uzurpues në muajin e shenjt shtoi:  Për shkak se regjimi i keq dhe djallëzor nuk mund të rezistojë, ai vret fëmijët në krahët e nënës dhe pacientët në spitale dhe martirizon tridhjetë mijë burra, gra, fëmijë dhe të rinj para syve të botës. Ai dënoi fuqishëm mbështetjen ushtarake, politike dhe ekonomike të qeverive perëndimore, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë, për sionistët dhe tha: Në tragjedinë e Gazës, këto qeveri i treguan botës natyrën e keqe të qytetërimit perëndimor. Sigurisht që ne dhe kritikët e qytetërimit perëndimor e kemi thënë shumë herë se natyra e këtij qytetërimi është armiqësia dhe kryeneçësia me virtytet dhe vlerat shpirtërore dhe njerëzore dhe performanca e qeverive që mbështesin regjimin e rremë sionist, në gjashtë muaj të ngjarjeve në Gaza e zbuloi qartazi  këtë fakt. Hazreti Ajetullah Khamenei, duke iu referuar thirrjeve të pretenduesve perëndimorë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pyeti:  A nuk janë njerëz 30 mijë dëshmorët e pafajshëm dhe të pastrehë të Gazës? Atëherë përse nuk dëgjohet asnjë zë nga perëndimorët? Lideri suprem i Revolucionit Islamik gjithashtu uroi Umetin Islamik dhe popullin e Iranit për Fitër Bajramin dhe pasi e quajti Ramazanin muajin e mëshirës hyjnore, shtoi:  Këtë vit, kombi i Iranit përfitoi maksimalisht nga gostia hyjnore dhe festimet e Vitit të Ri i përjetoi me ambientin spiritual të muajit të shenjtë të Ramazanit.

 

Tags