May 04, 2024 08:46 Europe/Tirane
  • Hungaria: Konflikti i drejtpërdrejtë i NATO-s me Rusinë nënkupton Luftën e Tretë Botërore

Ministri i Jashtëm hungarez idenë e presidentit francez për dërgimin e trupave luftarake në Ukrainë e përshkroi si "të rrezikshme" dhe e hodhi poshtë atë.

Në përgjigje të idesë së presidentit francez Emmanuel Macron për të dërguar trupa luftarake të NATO-s në Ukrainë, Peter Ciarto e përshkroi atë si kalim të vijës së kuqe. Diplomati hungarez i rangut të lartë gjithashtu paralajmëroi se prania e forcave ushtarake evropiane në Ukrainë do të shkaktojë luftën e tretë botërore. Ciarto për idenë e Macron tha: “Kjo do të thotë se ne kemi kaluar vijën e kuqe të NATO-s. Pas kësaj do të fillojë një konflikt i drejtpërdrejtë me Rusinë dhe kjo do të thotë Lufta e Tretë Botërore. Ciarto më tej tha se në vend që të dërgojë trupa në Ukrainë, Perëndimi duhet të planifikojë se si të organizojë bisedimet e paqes midis Moskës dhe Kievit. Ideja e dërgimit të trupave luftarake në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë ishte hedhur poshtë më parë nga aleatët e Francës në NATO.

Tags