May 04, 2024 10:27 Europe/Tirane
  • Reagimi i përdoruesve të rrjetit X ndaj veprimit të ri të Kongresit Amerikan
    Reagimi i përdoruesve të rrjetit X ndaj veprimit të ri të Kongresit Amerikan

Pars Today- Një përdorues i rrjetit social X e konsideron Amerikën si shkaktare të trazirave në botë, ai në rrjetin X ka shkruar:

Amerika, NATO dhe Bashkimi Evropian qëndrojnë pas (trazirave) të Irakut, Afganistanit, Sirisë, Libisë dhe vendeve të tjera dhe aktualisht po pompojnë sasi të mëdha armësh në Ukrainë dhe Izrael.

Pas aksionit të ri të Kongresit Amerikan për miratimin e ndihmës ushtarake miliarda dollarëshe për Ukrainën dhe Izraelin nga xhepat e taksapaguesve amerikanë, ne i kemi hedhur një sy reagimit të përdoruesve të rrjetit X për këtë çështje dhe çështjen e luftës në Ukrainë.

1. Çmenduria e Kongresit Amerikan

Masoud Barati, një ekspert iranian, në rrjetin social X në reagim ndaj miratimit të ndihmës amerikane shumë miliard dollarëshe për Ukrainën shkroi: Kongresi amerikan ka vënë furishëm gjithçka që kishte në këtë ligj për të luftuar armiqtë dhe për të ndihmuar aleatët. H. R. 815. nga përballja me Iranin, Kinën dhe Rusinë deri te mbështetja e Ukrainës dhe regjimit sionist. Biden gjithashtu e nënshkroi. Miratimi i këtij ligji është shumë i rëndësishëm në rregullimin e skenës botërore.

Foto e postimit të Masoud Baratit për ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën dhe Izraelin nga xhepat e taksapaguesve amerikanë

2. Amerika dhe NATO janë armiq të paqes

“Mehdi Etezadi”, aktivist i rrjetit social X, në një postim në Twitter mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) për Ukrainën r ka konsideruar veprim në drejtim të shkatërrimit të paqes dhe shkruan: Luftënxitja në Ukrainë nga Biden dhe NATO është një arsye të vërtetë për atë se pse ata janë kundër paqes. Rusia e ka mbrojtur sigurinë e saj sa më butësisht të jetë e mundur. Struktura agresive e pushtetarëve të NATO-s në Evropë ka vënë në rrezik sigurinë dhe pavarësinë e të gjitha vendeve evropiane.

Foto e postimit të "Mehdi Etezadi" në Twitter

3. Fitimet e biznesmenëve amerikanë nga dërgimi i armëve në Ukrainë

Andekhman Zazai, një nga aktivistët e gjuhës pashto të rrjetit social X, gjithashtu në mënyrë indirekte duke iu referuar fitimeve të kompanive amerikane të armëve shkroi: Kush mendoni se janë ata që fillojnë luftërat në botë dhe që përfitojnë dhe humbasin në këto luftëra? Kongresi amerikan miratoi 99 miliardë dollarë për të vazhduar konfliktin në botë. Nga ky buxhet, për mbështetje ushtarake, 61 miliardë janë miratuar për Ukrainën, 29 miliardë për Izraelin dhe 9 miliardë për Tajvanin.

Foto e postimit të "Andakhman Zazai"


4. Lufta në Ukrainë shkaktoi presion ekonomik mbi popullin amerikan

Një tjetër përdorues i rrjetit social X, duke publikuar një postim, përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në luftën në Ukrainë e konsideron si shkak të presionit ekonomik ndaj popullit amerikan dhe shkruan: Në popullin amerikan po krijohet një armiqësi e çuditshme ndaj Ukrainës dhe Izraelit, e cila i ka rrënjët në gjendjen e ekonomisë amerikane! Në këtë inflacion dhe presion ekonomik të paprecedentë, populli amerikan sheh se miliarda miliarda dollarë nga paratë e taksave që amerikani e paguan me mundim, shpenzohen për Ukrainën dhe Izraelin! Kjo ka krijuar një urrejtje të çuditshme për Biden!

Foto e postimit të këtij përdoruesi në Twitter për luftën në Ukrainë dhe presionin ekonomik mbi popullin amerikan


5- Forca e lartë e boshtit të rezistencës pavarësisht burimeve të kufizuara

Edhe zonja Sabri, një zonjë iraniane dhe një nga aktivistet e rrjetit social X, ka vlerësuar fuqinë e lartë të rezistencës dhe shkruan: Hezbollahu, Ansarullah dhe Hashd Shaabi i Irakut nuk kanë as një të mijtën e mbështetjes financiare të SHBA-së për Ukrainën, por hanxhari i tyre është futur thellë në zemrën e armikut. Po t'u jepej një mbështetje e tillë cash, a do të mbetej ndonjë gjë nga Amerika dhe Izraeli?!

Foto e postimit të kësaj zonje iraniane për fuqinë e boshtit të rezistencës


6. Keqpërdorimi i burimeve financiare evropiane dhe të NATO-s nga Amerika për të vazhduar luftën në Ukrainë

Bijan Sohrabi, një nga përdoruesit iranianë të rrjetit social X, akuzoi gjithashtu SHBA-në për abuzim me Evropën dhe NATO-n në luftën e Ukrainës dhe shkroi: Amerika dëshiron të luftojë në kurriz të Evropës në formën e NATO-s dhe të kontrollojë Rusinë dhe Kinën, por Evropa ose të paktën shumica e vendeve anëtare të NATO-s nuk kanë fuqinë ekonomike për ta mbështetur këtë. Ata tashmë e kanë privuar veten nga tregu i madh rus dhe nuk përfitojnë plotësisht nga gazi rus. Edhe fundi i luftës në Ukrainë nuk dihet.

Foto e postimit e "Bijan Sohrabi" në Twitter për keqpërdorimin e burimeve financiare evropiane dhe të NATO-s nga ana e Amerikës për të vazhduar luftën në Ukrainë.


7. Mungesa e dobisë së ndihmës perëndimore për Ukrainën

Ndërkohë, “Daniel Gribov”, përdorues rusisht-folës në rrjetin social X, luftën në Ukrainë e cilësoi si të paefektshme për popullin e këtij vendi dhe shkruan: Gjatë dy viteve të luftës, Perëndimi i ka premtuar Ukrainës rreth 250 miliardë euro dhe tashmë ka dhënë pothuajse tre të katërtat e këtyre parave. Ku është rezultati i Ukrainës? Asgjë. Kështu që kjo ndihmë do të ndalet së shpejti!!!!

Foto e postimit e këtij përdoruesi rus për padobinë e ndihmës perëndimore për Ukrainën


8. Ukraina, viktimë e armiqësisë së Perëndimit me Rusinë

Një tjetër aktivist rusisht-folës i rrjetit social X në përgjigje të postimit të një përdoruesi tjetër të këtij rrjeti në lidhje me Perëndimin dhe Ukrainën ka shkruar: Jeni viktimë e propagandës amerikane. Gjithçka që po tregojnë rusët është ajo me të cilën Perëndimi e ka pajisur Ukrainën për më shumë se 20 vjet dhe ishte Ukraina dhe Perëndimi që humbën shumë më tepër, jo Rusia.

Foto e postimit të këtij përdoruesi rus


9. Dëshira e Perëndimit për të vazhduar luftën në Ukrainë

Yekaterina Yudina, një nga aktivistet e rrjetit social X, e quajti Perëndimin si shkaktar të vazhdimësisë së luftës në Ukrainë dhe shkruan: Askush nuk do të dëgjojë, sepse as Perëndimi dhe as Ukraina nuk duan aspak ta zgjidhin konfliktin.

Foto e postimit e Yekaterina Yudina në Twitter për dëshirën e Perëndimit për të vazhduar luftën në Ukrainë


10. Fuqia e lartë mbrojtëse e Rusisë kundrejt Perëndimit

Një përdorues tjetër rusisht-folës në rrjetin social X fuqinë mbrojtëse të Rusisë kundër Perëndimit e vlerësoi shumë të lartë dhe shkroi: Rusia do të përgjigjet me dhjetë goditje për një goditje. Ukraina dhe Amerika janë të dënuara të dështojnë. Gazeta italiane IL Fatto Quotidiano shkruan: SHBA i ka ndarë edhe një herë “ndihma” Ukrainës, duke zgjatur një konflikt të pakuptimtë me Rusinë. Perëndimi do të humbasë patjetër në këtë përballje.

Foto e postimit e këtij përdoruesi rusisht-folës


11. Amerika është shkaku i trazirave botërore

Një tjetër përdorues i rrjetit social X e konsideron Amerikën si shkaktare të trazirave botërore dhe shkruan: Kjo tregon se sa i çmendur është Perëndimi! Amerika, NATO dhe Bashkimi Evropian qëndrojnë pas (trazirave) të Irakut, Afganistanit, Sirisë, Libisë, Jugosllavisë dhe sot po pompojnë sasi të mëdha armësh në Ukrainë dhe Izrael! Fakti që tani po kritikojnë Kinën se po ndihmon Rusinë tregon mentalitetin e Perëndimit.

Foto e postimit të këtij përdoruesi për rolin e Amerikës në trazirat botërore

 

 

Tags