May 03, 2024 11:14 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist sulmon jugun e Rripit të Gazës

Të premten, sulmi i regjimit sionist ndaj shtëpive të banimit në zonën Rafah në jug të Rripit të Gazës la 6 dëshmorë.

Sipas IRNA, duke cituar rrjetin Al Jazeera të Katarit, 3 persona kanë mbetur dëshmorë në sulmin e regjimit sionist në lagjen “Al-Zahor” në veri të qytetit Rafah, i cili është rritur në 6 persona për shkak të përkeqësimit të të plagosurve. Në një tjetër sulm që la 9 të plagosur, një tjetër shtëpi banimi në kampin "Al Brij" në qendër të Rripit të Gazës u vu në shënjestër të sulmit ajror izraelit. Në lidhje me këtë, Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi të enjten:  Numri i dëshmorëve të sulmeve të pushtuesve ka arritur në 34 mijë e 596 dhe numri i të plagosurve në 77 mijë e 816. Sipas raportit të kësaj ministrie, pushtuesit kanë kryer tre sulme të reja nga e mërkura deri të enjten, gjatë të cilave 28 palestinezë të tjerë ranë dëshmorë dhe 51 u plagosën dhe u dërguan në spital

 

Tags