May 04, 2024 08:45 Europe/Tirane
  • Udhëtimi i ministrit të jashtëm të Iranit në Gambia për të marrë pjesë në takimin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik

Ministri i Punëve të Jashtme Hussein Amir Abdollahian, në emër të Republikës Islamike të Iranit, u nis nga Teherani për në kryeqytetin e Gambias, Banjul, për të marrë pjesë në takimin e 15-të të liderëve të shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Takimi i 15-të i krerëve të shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik do të mbahet të shtunën dhe të dielën, më 15 dhe 16 maj me temën "rritja e unitetit dhe solidaritetit përmes dialogut për zhvillimin e qëndrueshëm". Në takimin e “Banjul” do të diskutohen edhe çështje dhe sfida të ndryshme të botës islame, veçanërisht çështja e Palestinës dhe situata aktuale në Rripin e Gazës. Republika Islamike e Iranit, së bashku me Marokun dhe Arabinë Saudite, është një nga themeluesit e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Që nga fillimi i raundit të ri të sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit të kaluar e deri më tani, Irani ka shfrytëzuar çdo mundësi për të ndalur luftën dhe për të ndihmuar njerëzit e këtij rajoni. Në këtë drejtim vlerësohen kontaktet e shpeshta mes zyrtarëve të lartë të Republikës Islamike, veçanërisht presidentit dhe ministrit të Jashtëm, gjatë muajve të fundit me homologët e tyre në vende të tjera islamike si Arabia Saudite, Turqia, Katari dhe Pakistani. Ministri i Jashtëm i Iranit Hussein Amir Abdollahian në takimin “Banjul” për të shpjeguar qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit lidhur me zhvillimet në botën islame, rajon dhe botë, do të takohet dhe do të diskutojë me disa zyrtarë të vendeve islame. Në prag të takimit të krerëve të shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, drejtori i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Ashim Steiner, shprehu shqetësimin e tij për viktimat dhe dëmet e rënda të sulmeve të Izraelit në Gaza dhe njoftoi se normalisht rindërtimi i këtij rajoni do të zgjasë rreth 80 vjet. Abdullah al-Dari, drejtori i Departamentit të Botës Arabe në Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, ka thënë se nëse lufta ndalet menjëherë kostoja e rindërtimit të Gazës është rreth 50 miliardë dollarë. Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i sulmit të regjimit pushtues izraelit në Rripin e Gazës nga 7 tetori 2023, 34 mijë e 622 persona kanë rënë dëshmorë dhe 77 mijë e 867 persona janë plagosur dhe shumica e viktimave të këtyre sulmeve janë gra dhe fëmijë. Shkatërrimi i gjerë i infrastrukturës së Rripit të Gazës në sulmet e Izraelit është i qartë me faktin se rindërtimi dhe mbështetja e banorëve të Gazës do të jetë e mundur vetëm me mobilizimin e njerëzve dhe investimet e vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare, duke përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islamik. Përpjekjet e Republikës Islamike të Iranit dhe disa vendeve dhe organizatave ndërkombëtare për të ndalur krimet e regjimit sionist në Gaza, bëhen ndërkohë që sionistët vazhdojnë krimet e tyre me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe ata po krijojnë një tjetër tragjedi dhe fatkeqësi në qytetin kufitar Rafah në jug të Rripit të Gazës.  Pas migrimit të rreth një milion e gjysmë palestinezëve që jetojnë në zona të ndryshme të Gazës në qytetin kufitar Rafah në jug të Gazës, regjimi sionist ka njoftuar se po planifikon të shkatërrojë forcat e Hamasit në këtë rajon. Organizatat e të drejtave të njeriut, veçanërisht Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, kanë paralajmëruar se nëse Rafahu sulmohet, bota do të jetë dëshmitare një gjenocidi më të gjerë kundër palestinezëve. Në këtë situatë, Amerika dhe Anglia si mbështetësit kryesorë të krimeve dhe ekspansionizmit të regjimit pushtues sionist në vend që të përpiqen të ndalojnë luftën dhe vrasjen e palestinezëve, janë duke dërguar armë për sionistët dhe venë veton ndaj rezolutave për vendosjen e armëpushimit në Gaza. Ata gjithashtu kanë deklaruar hapur mbështetjen e tyre për gjenocidin kundër rajonit të Gazës. Me gjithë presionet dhe vështirësitë, kjo situatë me padyshim do të jetë një periudhë e vështirë për palestinezët dhe rajonin, ndërkohë që mënyra dhe cilësia e rolit të luajtur nga vende të veçanta dhe organizata ndërkombëtare kundrejt këtij gjenocidi të hapur, do të shënohet në histori.

Tags