May 04, 2024 10:01 Europe/Tirane
  • Çnjerëzimi ndaj palestinezëve
    Çnjerëzimi ndaj palestinezëve

Pars Today - Që nga fillimi i gjenocidit në Gaza, regjimi izraelit ka vrarë të paktën 103 gazetarë dhe punonjës të medias.

Shumë nga këta njerëz u vranë ndërsa përpiqeshin aktivisht të publikonin mizoritë e vazhdueshme me botën. Të tjerë u sulmuan në shtëpitë e tyre dhe familjet e tyre u vranë përkrah tyre. Pavarësisht sulmeve të qëllimshme dhe kushteve katastrofike, qindra gazetarë dhe punonjës të medias kanë vazhduar të japin lajme dhe raporte.  Është falë tyre që ne jashtë Gazës mund të shohim realitetin e rajonit dhe të sfidojmë narrativat e mediave perëndimore që përgjithësisht mbulojnë lajmet në mbështetje të regjimit izraelit.

Çnjerëzimi ndaj palestinezëve

Ish-zyrtari i të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara ka theksuar: Çnjerëzimi ndaj palestinezëve është një taktikë kyçe dhe e qartë që përdoret nga mediat perëndimore. Për të justifikuar një dhunë kaq të ashpër dhe mizore ndaj njerëzve, ata së pari mohojnë profesionalisht humanitetin e tyre. Që nga fillimi i gjenocidit, ka pasur deklarata të shumta zyrtare, intervista dhe postime në mediat sociale nga ministra dhe politikanë izraelitë të cilët mbajnë qëndrime çnjerëzore kundër palestinezëve. Në ditët pas 7 tetorit 2023, Presidenti izraelit Isaac Herzog tha se jo vetëm Hamasi, por "një komb" është përgjegjës për dhunën dhe se Izraeli do t'i luftojë. Më 9 tetor 2023, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Galant i quajti palestinezët "kafshë njerëzore" dhe tha se forcat izraelite "po vepronin në përputhje me rrethanat". Më 16 tetor 2023, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një fjalim zyrtar në Knesset deklaroi se kjo situatë është një luftë midis fëmijëve të dritës dhe fëmijëve të errësirës, ​​midis njerëzimit dhe ligjit të xhunglës.

Fëmijët e bardhë të kolonializmit

Kjo retorikë është e rrënjosur thellë në supremacinë e bardhë dhe dominimin kolonial.  Në të vërtetë, është e njëjta gjuhë e përdorur në Afrikën e Jugut nga pakica e bardhë në lidhje me shumicën e zezë, nga britanikët në lidhje me indianët dhe më gjerësisht, nga sundimtarët në mbarë botën në lidhje me popujt indigjenë.

Kënaqësia nëpërmjet vrasjes

Trajtimi çnjerëzor i palestinezëve nga ushtarët izraelitë ka çuar në fenomenin e tmerrshëm të publikimit të gjerë të pamjeve të krimeve të tyre në rrjetet sociale.  Në këto video, ushtarët mund të shihen shpesh duke u gëzuar pasi kanë kryer krime lufte kundër palestinezëve, duke iu referuar atyre si "jo-njerëz". Në një film, një ushtar sionist si dhuratë për ditëlindjen e vajzës së tij dyvjeçare, i jep një detonator.  Disa sekonda më vonë, pas tyre shpërthen një ndërtesë banimi palestineze. Video të tjera tregojnë ushtarë izraelitë që djegin ushqimin palestinez gjatë një operacioni për imponimin e urisë dhe momentin kur ata tallen me civilët palestinezë të cilët janë të zhveshur, të grumbulluar dhe me sy të lidhur. Edhe ata që mbështesin regjimin izraelit duket se janë të alarmuar nga pafytyrësia e ushtarëve izraelitë në shpërndarjen e këtyre videove.  Për shembull, Pierre Morgan, një producent britanik pro-izraelit, tha: "Pse ushtarët izraelitë filmojnë veten duke bërë këto lloj gjërash të ndjeshme? Pse nuk i ndalojnë komandantët? Kur vriten kaq shumë fëmijë në Gaza, kjo i bën ata të duken të pashpirt”.  Natyrisht, duket se për Morganin problemi nuk janë veprimet kriminale të ushtarëve, por shpërndarja e tyre.

Mediat kryesore perëndimore

Çnjerëzimi kundër palestinezëve nga politikanët dhe ushtarët izraelitë në shërbim të Izraelit është gjithashtu i pranishëm në mediat kryesore perëndimore. Një shembull i fundit dhe i qartë i kësaj, është një shkrim i New York Times nga Thomas Friedman i titulluar "Të kuptojmë Lindjen e Mesme përmes Mbretërisë së Kafshëve". Në artikullin e tij, Friedman e krahason të gjithë popullsinë e rajonit të Azisë Perëndimore me insekte të ndryshme, ndërsa Shtetet e Bashkuara i barazojnë me një luan. Ai e mbyll rubrikën duke thënë: “Ndonjëherë mendoj për Lindjen e Mesme ndërsa shikoj CNN.  Herë të tjera, unë preferoj Planetin e Kafshëve. Kjo deklaratë i konsideorn njerëzit e Azisë Perëndimore një turmë të paqytetëruar dhe të dhunshme, të cilët presin të sulmojnë qytetërimin perëndimor dhe kanë qëllime të liga.

Gënjeshtra e madhe e prerjes së kokës së 40 foshnjave

Shenja përfundimtare e njëanshmërisë së medias perëndimore në kontekstin palestinez është shpërfillja e saktësisë gazetareske dhe dhënia e dezinformatave të Izraelit.  Kjo u pa qartë pas 7 tetorit, ku gazetarët nga platformat kryesore, si CNN, France24 dhe The Independent, raportuan gjerësisht për historinë e prerjes së kokës së 40 foshnjave nga ushtarët e Hamasit. Shumë gazetarë pavarësisht se gënjeshtrat e tyre u ekspozuan nuk e tërhoqën raportin e tyre origjinal dhe në rastin më të mirë u justifikuan se pretendimet nuk mund të verifikoheshin.

Mos lejoni Hamasin të flasë

The Guardian raporton se drejtori kryesor i standardeve dhe praktikave të lajmeve të CNN në fillim të nëntorit 2023 lëshoi ​​një urdhër duke ndaluar rreptësisht raportimin e deklaratave të Hamasit, duke i përshkruar ato si "retorikë nxitëse dhe propagandë". Në fakt, mungesa e deklaratave të dorës së parë nga Hamasi në forumet e mediave perëndimore është e dukshme.  Ata nuk ftohen për intervista dhe raportet dhe deklaratat e tyre nuk analizohen.  Një udhëzim i tillë përshkruan në një pamje të njëanshme të realitetit dhe injoron plotësisht Hamasin, një nga lojtarët kryesorë që mori më shumë vota në zgjedhjet e Gazës. Nuk është ekzagjerim të thuhet se media perëndimore është bashkëfajtore në gjenocidin që po kryhet. Çka është më e rëndësishmja, është fakti se kjo media e dëmshme është në kontrast të drejtpërdrejtë me gazetarët e guximshëm palestinezë në Gaza, të cilët vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre për të treguar dhe publikuar gjenocidin  që po kruhet dhe për të shpërndarë të vërtetën me pjesën tjetër të botës.

 

Tags