May 04, 2024 08:45 Europe/Tirane
  • Netanyahu po përpiqet të prishë negociatat

Një udhëheqës i Hamasit theksoi se kryeministri izraelit Netanyahu ende po kërkon të mposht përpjekjet për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza.

Mahmud Mardavi theksoi se rezistenca do të nënshkruajë vetëm një marrëveshje që përfshin qartë ndërprerjen e çdo operacioni ushtarak të ushtrisë sioniste në Rripin e Gazës dhe tërheqjen e forcave izraelite nga ky rrip. Ai tha se Netanyahu nuk kujdeset për fatin e ushtarëve izraelitë të kapur dhe i konsideron ata si viktima të luftës në mënyrë që të mos paguajë asnjë çmim për lirimin e tyre. Nga ana tjetër, lëvizja e rezistencës islame Hamas njoftoi se një delegacion i kësaj lëvizje do të shkojë sot në Kajro në kuadër të kontakteve të fundit me ndërmjetësuesit egjiptianë dhe katariot për të vazhduar negociatat për armëpushim. Kjo lëvizje thotë: Ne theksojmë frymën pozitive që treguam kur shqyrtuam propozimin e fundit për një armëpushim në Gaza.

Tags