Zarif arrin në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54196-zarif_arrin_në_itali
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit të mërkurën në orët e para të mëngjesit arriti në Romë me ftesë të qeverisë së Italisë për tu takuar me funksionarët e lartë të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 28, 2017 03:21 Europe/Tirane
  • Zarif arrin në Itali

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit të mërkurën në orët e para të mëngjesit arriti në Romë me ftesë të qeverisë së Italisë për tu takuar me funksionarët e lartë të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif gjatë vizitës në Romë, do të takohet me Laura Boldrini, kryetaren e Parlamentit të Italisë, me Paolo Gentiloni, kryeministrin dhe me Angelino Alfano, ministrin e punëve të jashtme të Italisë, me të cilët do të bisedojë në lidhje me zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale dhe çështjeve të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Italia është një ndër partnerët kryesor tregtar dhe ekonomik të Iranit. Teherani dhe Roma kanë bashkëpunime të gjera në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, prandaj bisedimet për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike mes të dy vendeve, do të jenë program kryesor i vizitës së shefit të diplomacisë iraniane në Romë.