Boruxherdi: Programi për zbatimin e marrëveshjes bërthamore nuk ka ndryshuar
Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit, duke reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesit amerikan në OKB për rishikimin e marrëveshjes bërthamore ka thënë se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje ndërkombëtare dhe rishikimi i saj nuk mund të bëhet vetëm nga një vend, ndërkohë që programi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje nuk ka ndryshuar.
Alaudin Boruxherdi, ka thënë se qeveria e Donald Trump është një qeveri e re pa eksperiencë e cila nuk e di se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje ndërkombëtare e arritur mes Iranit dhe grupit 5+1 mes tyre BE. Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit ndër të tjera shtoi se është e rëndësishme që Amerika të zbatojë angazhimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe të heqë dorë nga dredhitë dhe devijimi i saj duke vendosur sanksione kundër Iranit. Me padyshim çdo hap që do të ndërmarrë Amerika, do të përballet me reagimin dhe përgjigjen e Iranit i cili mbron të drejtat e kombit të tij, tha në fjalën e tij z. Boruxherdi. Veprimet aktuale që ka ndërmarrë Amerika nuk shërbejnë në ndihmë të zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe me padyshim Irani nuk pranon forcën dhe imponimet e Amerikës, shtoi ndër të tjera kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit.