Zv/ministri rus i mbrojtjes takohet me zv/ministrin e jashtëm iranian
Aleksandër Fomin, zv/ministër i mbrojtjes i Rusisë i cili ndodhet për një vizitë në Teheran për të biseduar me autoritetet e Republikës Islamike të Iranit rreth zhvillimeve të fundit në procesin e bisedimeve të Astanasë, ditën e shtunë u takua me Husein Xhaberi Ansari zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet arabe dhe afrikane, njëkohësisht negociator i lartë i Republikës Islamike të Iranit në bisedimet e Astanasë.
Takimi Astana-5 do të organizohet ditën e martë dhe të mërkurë në qytetin Astana, kryeqytet i Kazakistanit. Deri më tani janë organizuar 4 takime me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë siriane, përfaqësuesve të kryengritësve të armatosur dhe përfaqësuesve të vendeve organizatore. Vende si Irani, Rusia dhe Turqia kanë dalë garantues të paqes në Siri dhe zbatimit të armëpushimit në këtë vend. Rezultati i raundit të katërt të bisedimeve të Astanasë ishte nënshkrimi i marrëveshjes për krijimin e një zone të sigurt në Siri. Bisedimet e Astanasë me iniciativën e Iranit, Rusisë dhe Turqisë kanë për qëllim vendosjen e paqes në Siri. Kriza e Sirisë ka nisur që prej vitit 2011 me sulmet e grupeve terroriste të mbështetur nga Amerika dhe aleatët e saj të rajonit si Arabia Saudite.