Populli iranian proteston kundër takimit të MEK në Paris
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54668-populli_iranian_proteston_kundër_takimit_të_mek_në_paris
Zëdhënësi i qeverisë së Iranit duke thënë se grupi terrorist Muxhahedine Khalk është shumë më kriminel se sa grupi terrorist ISIS, deklaroi se takimi i MEK në Francë, ka ngjallë protesta të gjera të popullit iranian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 04, 2017 10:25 Europe/Tirane
  • Populli iranian proteston kundër takimit të MEK në Paris

Zëdhënësi i qeverisë së Iranit duke thënë se grupi terrorist Muxhahedine Khalk është shumë më kriminel se sa grupi terrorist ISIS, deklaroi se takimi i MEK në Francë, ka ngjallë protesta të gjera të popullit iranian.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se organizata terroriste Muxhahedine Khalk të shtunën me pjesëmarrjen e disa ish-funksionarëve të Amerikës, Arabisë Saudite dhe disa krerëve të grupeve terroriste që veprojnë në Lindjen e Mesme, u zhvillua në Paris. MEK me mbështetjen e Amerikës, Izraelit dhe Anglisë gjatë sulmeve terroriste të ndryshme ka vrarë rreth 17000 qytetarë iranianë. Muhamed Bagher Nobakht, zëdhënësi i qeverisë së Iranit, të martën në konferencën për shtyp, deklaroi: "Grupi terrorist Muxhahedine Khalk përveçse ka vrarë qytetarët iranianë me sulme terroriste dhe i ka të lyer duart me gjakun e njerëzve të pafajshëm, ka bashkëpunuar ngushtë me ish-diktatorin e ekzekutuar irakian Sadam Husejn kundër popullit të Iranit". Nobakht shtoi: "Irani proteston ndaj qeverisë së Francës dhe kjo protestë nuk është në kundërshtim me demokracinë dhe liritë qytetare. Demokracia dhe liritë qytetare nuk lejojnë mbështetjen ndaj grupeve terroriste dhe në takimin e Parisit ishin të pranishëm të gjitha figurat luftënxitëse dhe të urryera të afërta me Donald Trump, presidentin e Amerikës. Irani do të reagojë kundër grupit terrorist MEK ashtu siç ka reaguar ndaj grupi terrorist ISIS", - theksoi ndër të tjera z. Nobakht, zëdhënësi i qeverisë së Iranit.