Ruhani: Irani mbështet stabilitetin në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i54690-ruhani_irani_mbështet_stabilitetin_në_irak
Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani ka paralajmëruar për komplote përçarëse kundër Irakut, duke thënë se Teherani mbështet unitetin, stabilitetin dhe integritetin në fqinjin e tij perëndimor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 04, 2017 15:54 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani mbështet stabilitetin në Irak

Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani ka paralajmëruar për komplote përçarëse kundër Irakut, duke thënë se Teherani mbështet unitetin, stabilitetin dhe integritetin në fqinjin e tij perëndimor.

"Çdo veprim që minon unitetin dhe integritetin e Irakut nuk do të jetë i dobishëm për askënd dhe është i papranueshëm", tha Ruhani në një takim me shefin e Aleancës Kombëtare të Irakut (ATA), Amar al-Hakim, në Teheran të martën. Ai theksoi se të gjithë irakianët duhet të shmangin përçarjet dhe të forcojnë unitetin e tyre. Ruhani gjithashtu përshëndeti fitoret e fundit të qeverisë, ushtrisë dhe forcave popullore irakiane në luftën kundër terrorizmit dhe çlirimin e qytetit të dytë më të madh Mosul nga ISIS. Ruhani tha se maturia e zyrtarëve irakianë dhe bashkimi midis grupeve etnike të vendit do të dyfishonte konsolidimin e kombit irakian pas çlirimit të Mosulit. Ai shprehu shpresën se fitoret e arritura në Mosul dhe humbja e terroristëve në këtë qytet do të forcojnë më tej sigurinë, stabilitetin dhe unitetin në Irak.