Irani nënshkruan marrëveshje me Exon Bank të Koresë së Jugut
(last modified Wed, 05 Jul 2017 06:04:16 GMT )
Korrik 05, 2017 08:04 Europe/Tirane
  • Irani nënshkruan marrëveshje me Exon Bank të Koresë së Jugut

Ambasadori i Iranit në Korenë e Jugut njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje me bankën Exon të këtij vendi për hapjen e një fondi kreditor me vlerë 8 miliard dollarë.

Hasan Taherian, vuri në dukje se ky fond do të përdoret si garant për importet dhe eksportet e Iranit me Korenë e Jugut. Sa i përket bashkëpunimit ekonomik mes Iranit dhe Koresë së Jugut, ambasadori Taherian tha: Në ditë Irani eksporton drejt Koresë së Jugut 280 mijë fuçi naftë dhe produkte të gazit vlera e të cilit kap 7-8 miliard dollarë. Pas heqjes së sanksioneve, anijet iraniane janë ankoruar në portet e Koresë së Jugut dhe banka Mellat e Iranit ka rinisur aktivitetin e saj me Korenë e Jugut.

Tags