Irani: Armëpushimi në Siri rrezikohet nga veprimet e SHBA
Zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të RII ka thënë se armëpushimi i pjesshëm në Sirinë jugperëndimore i rënë dakord midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë duhet të zgjerohet në të gjithë Sirinë nëse dëshirohet që të jetë i suksesshëm.
Armëpushimi dhe marrëveshja për krijimin e zonave të sigurisë në jugperëndim të Sirisë hyri në fuqi të dielën pas një takimi midis presidentit të SHBA, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin në samitin e G20 në Hamburg. Z. Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së punëve të jashtme të Sirisë ka thënë: "Marrëveshja mund të jetë e frytshme nëse zgjerohet në të gjithë Sirinë dhe përfshin të gjitha zonat që i kemi diskutuar në bisedimet e Astanas për të eliminuar tensionin". Rusia dhe Irani janë mbështetësit kryesorë ndërkombëtarë të qeverisë siriane në betejën e saj kundër militantëve të mbështetur nga jashtë, ndërsa Uashingtoni mbështet grupet terroriste që luftojnë për të rrëzuar presidentin sirian Bashar Asad. Kasemi tha se Irani "po kërkon sovranitetin dhe sigurinë e Sirisë, kështu që armëpushimi nuk mund të kufizohet në një vend të caktuar", duke shtuar se "asnjë marrëveshje nuk do të ishte e suksesshme pa marrë parasysh realitetet në terren". Irani, tha ai, është informuar plotësisht nga rusët mbi marrëveshjen e armëpushimit, por vendi sheh disa "paqartësi në marrëveshjen që lidhen kryesisht me masat e fundit amerikane në Siri".