Gjeneralët amerikanë mbrojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin
Me dhjetëra gjeneralë të dalë në pension në Amerikë në një letër të tyre kanë mbështetur hapur marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe grupit 5+1.
Në letrën e gjeneralëve amerikanë dërguar presidentit Donald Trump, u shpreh mbështetja e tyre për marrëveshjen bërthamore dhe u theksua se Republika Islamike e Iranit dhe vendet e tjera nënshkruese përfitojnë nga kjo marrëveshje. Gjeneralët amerikanë gjithashtu kanë kërkuar nga presidenti Donald Trump që të formojë një kanali komunikimi diplomatik me Teheranin. Letra e gjeneralëve amerikanë i dërgohet presidentit amerikan në një kohë kur ai së bashku me disa kongresmenë republikanë kanë kritikuar marrëveshjen bërthamore duke e cilësuar atë marrëveshjen më të keqe të historisë. Nga ana tjetër Rusia, Kina dhe BE kanë mbështetur fuqishëm marrëveshjen bërthamore të arritur më 14 korrik 2015.