Irani: Prania në Siri nuk varet nga pëlqimi i ndonjë pale tjetër
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i55460-irani_prania_në_siri_nuk_varet_nga_pëlqimi_i_ndonjë_pale_tjetër
Irani ka deklaruar të shtunën se prania e forcave të tij në Siri është sipas kërkesës së qeverisë siriane dhe në bazë të marrëveshjeve të arritura tashmë dhe nuk varet nga ndonjë marrëveshje tjetër rajonale apo ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 15, 2017 15:43 Europe/Tirane
  • Irani: Prania në Siri nuk varet nga pëlqimi i ndonjë pale tjetër

Irani ka deklaruar të shtunën se prania e forcave të tij në Siri është sipas kërkesës së qeverisë siriane dhe në bazë të marrëveshjeve të arritura tashmë dhe nuk varet nga ndonjë marrëveshje tjetër rajonale apo ndërkombëtare.

Zëvendësministri i jashtëm për çështje arabo-afrikane Hosein Xhaberi Ansari i bëri këto deklarata të shtunën në Teheran në margjinat e takimit me të dërguarin e posaçëm të presidentit rus për çështjen e Sirisë, Alexander Lavrentiev. Në pyetjen rreth marrëveshjes midis SHBA dhe Rusisë për vendosjen e armëpushimit në jugperëndim të Sirisë dhe se nëse marrëveshja përfshin praninë e forcave iraniane në rajon, Ansari tha se prania e Iranit në çdo formë apo nivel në krizën siriane ka qenë me kërkesë të qeverisë siriane dhe ekzistojnë tashmë edhe marrëveshje të nënshkruara. Ai tha se prania e forcave të RII në Siri nuk varet nga ndonjë marrëveshje tjetër rajonale apo ndërkombëtare. Ai shtoi se marrëveshja e të tjerëve, nëse ka, në lidhje me Iranin nuk do të kishte rezultat praktik ose efektiv sa i përket pranisë së Iranit.