Ndërron jetë gjenia iraniane e matematikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i55476-ndërron_jetë_gjenia_iraniane_e_matematikës
Marjam Mirzakhani, matematiciene e njohur iraniane dhe profesoreshë e universitetit Stanfrod, ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjes së kancerit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 16, 2017 04:43 Europe/Tirane
  • Ndërron jetë gjenia iraniane e matematikës

Marjam Mirzakhani, matematiciene e njohur iraniane dhe profesoreshë e universitetit Stanfrod, ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjes së kancerit.

Ditën e mërkurë një prej të afërmve të kësaj matematiciene, njoftoi për gjendjen e rëndë të saj dhe tha se Marjam Mirzakhani ka është shtruar në një prej spitaleve të Amerikës për shkak të sëmundjes së kancerit. Marjam Mirzakhani, ka lindur në Teheran dhe për vite me radhë ka ushtruar profesionin e profesoreshës në matematikë në universitetin Stanford të Amerikës. Ajo në vitin 2014 marrë medaljen Filds që është një prej shkallëve më të larta të vlerësimit të matematicienëve në botë. Kjo është e para femër iraniane që fiton çmimin Filds në matematikë. Ajo shkollën fillore dhe të mesme e ka bërë në shkollën Faraznegan në Teheran dhe në vitin 1994 ka fituar medaljen e artë në olimpiadën e matematikës në Hong Kong dhe në vitin 1995 në Kanada. Mirzakhani këto vite ka marrë nota të shkëlqyera dhe është zgjedhur një prej nxënësve më të mira në Iran. Ajo ishte vajza e parë që mori pjesë në olimpiadën e matematikës në Iran ku fitoi medalje ari. Matematicienia e njohur Marjam Mirzakhani është e para që ka marrë dy medalje ari radhazi në olimpiadat botërore. Ajo në vitin 2005 është zgjedhur si një prej 10 gjenive më të mirë të botës nga gazeta Popular Science e Amerikës. Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh të tij shprehu ngushëllimet për humbjen e kësaj matematiciene të madhe të Iranit dhe të botës dhe tha se suksese i jashtëzakonshëm i kësaj dijetare novatore e cila ngriti lart emrin e Irani në botë tregon për pozitën e lartë që zë gruaja dhe të rinjtë iranianë në rrugën për ngjitjen e majave të progresit dhe zhvillimit në sektorë të ndryshëm ndërkombëtare. Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit dhe Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në mesazhe të ndara kanë shprehur ngushëllime për humbjen e matematicienes së madhe iraniane Marjam Mirzakhani.