Zarif: Amerika ka neglizhuar në zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i55520-zarif_amerika_ka_neglizhuar_në_zbatimin_e_marrëveshjes_bërthamore_me_iranin
Amerika ka neglizhuar në zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 17, 2017 03:34 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika ka neglizhuar në zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin

Amerika ka neglizhuar në zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Kështu deklaroi ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif i cili ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Supreme politike të OKB. Shefi i diplomacisë iraniane ditën e dielë në një intervistë dhënë kanalit CNN lidhur me qëndrimet dhe sjelljen e Amerikës kundrejt çështjes bërthamore ka thënë: Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje, gjë e cila është konfirmuar edhe nga ANEA, mirëpo Amerika nuk ka zbatuar zotimet e saj. Në përgjigje të pyetjes se disa pretendojnë se Irani edhe pas marrëveshjes bërthamore me grupin 5+1 mund të synojë prodhimin e bombës atomike, ministri i jashtëm iranian deklaroi: Irani gjatë negociatave dhe përpara negociatave të marrëveshjes, haptazi ka deklaruar se nuk ka program për prodhimin e armëve atomike dhe ANEA ka konfirmuar faktin se pretendimet lidhur me karakterin e mundshëm ushtarak të programit bërthamor të Iranit janë pretendime të pabaza. Sa i përket shkakut të mbështetjes së Iranit për shtetin sirian, ministri Zarif tha; Politika e Teheranit kundrejt Sirisë, Afganistanit, Irakut dhe vendeve të tjera të rajonit, bazohet në arritjen e stabilitetit. Irani gjithmonë është kundër terrorizmit dhe radikalizmit dhe ka nxituar për të ndihmuar ata njerëz që luftojnë radikalizmin dhe terrorizmin. Sa i përket krizës në Jemen, shefi i diplomacisë iraniane tha; Irani duke kundërshtuar konfliktet dhe luftën në Jemen, ka propozuar një plan prej 4 pikash që konsiston në vendosjen e armëpushimit, dërgimin e ndihmave humanitare, bisedimet mes palëve jemenase dhe krijimin e një qeverie sipas kërkesës dhe zgjedhjes së popullit jemenas. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit është të pranohet fakti se situata në Jemen nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake. Sa i përket raportit të fundit të gazetës Nju Jork Times dhe pretendimet e hedhura prej saj se Irani mbizotëron dhe sundon në Irak, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif tha se Irani gjithmonë ka bërë zgjedhjen e duhur dhe ka ndihmuar popullin e Irakut, përkundër disa vendeve të tjera të cilët kanë ndihmuar Sadamin, ISIS-in dhe grupet e tjera terroriste.