Zv/ministri i jashtëm i RII takohet me homologun e tij austriak
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i55834-zv_ministri_i_jashtëm_i_rii_takohet_me_homologun_e_tij_austriak
​​​​​​​Zëvendësministri i jashtëm i RII për çështje evropiane dhe amerikane, Maxhid Takht Ravanchi zhvilloi të premten bisedime me zëvendësministrin e jashtëm të Austrisë, Michael Linhart.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 21, 2017 15:44 Europe/Tirane
  • Zv/ministri i jashtëm i RII takohet me homologun e tij austriak

​​​​​​​Zëvendësministri i jashtëm i RII për çështje evropiane dhe amerikane, Maxhid Takht Ravanchi zhvilloi të premten bisedime me zëvendësministrin e jashtëm të Austrisë, Michael Linhart.

Takimi u mbajt në margjinat  e takimit ët Komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vjenë. Gjatë takimit, të dy palët shprehën kënaqësi për arritjet dhe zhvillimet pozitive në marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore midis Iranit dhe Austrisë. Shprehja e gatishmërisë për të promovuar bashkëpunimin dhe mbajtjen e takimit për çështjet e interesave të ndërsjella ishin ndër temat e diskutuara në takim. Takht Ravanchi vuri në dukje angazhimin e plotë të Iranit ndaj marrëveshjes bërthamore të njohur edhe si Plani i Përbashkët i Veprimit, që është verifikuar edhe nga raportet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA). Është thelbësore që komuniteti ndërkombëtar të reagojë ndaj mungesës së angazhimit të SHBA, tha diplomati iranian. Ndërkohë, Linhart tha se Austria mbështet plotësisht marrëveshjen bërthamore.