Irani pas marrëveshje bërthamore ka nënshkruar me dhjetëra marrëveshje naftore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i55910-irani_pas_marrëveshje_bërthamore_ka_nënshkruar_me_dhjetëra_marrëveshje_naftore
Kompania kombëtare e naftës së Iranit pas marrëveshjes bërthamore deri në fund të qershorit të kaluar, ka nënshkruar me dhjetëra marrëveshje bashkëpunimi me 28 kompani ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 23, 2017 04:00 Europe/Tirane
  • Irani pas marrëveshje bërthamore ka nënshkruar me dhjetëra marrëveshje naftore

Kompania kombëtare e naftës së Iranit pas marrëveshjes bërthamore deri në fund të qershorit të kaluar, ka nënshkruar me dhjetëra marrëveshje bashkëpunimi me 28 kompani ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kompania kombëtare e naftës së Iranit pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore në dy vitet e kaluara dhe pas heqjes së sanksioneve, ka zhvilluar negociata me kompanitë vendore dhe të huaja për zhvillimin e fushave të naftës dhe gazit dhe deri në qershor të këtij viti, ka nënshkruar 33 marrëveshje naftore. Në këtë mes, marrëveshjet me kompaninë naftore Total të Francës, me kompaninë kineze CNPCI dhe me kompaninë iranian Petropars dhe marrëveshja me kompaninë japoneze të inxhinierisë TOYO, konsiderohen prej marrëveshjeve më të rëndësishme naftore të Iranit me kompanitë e huaja dhe vendore. Në bazë të këtij raporti, pritet që deri në fund të këtij viti të nënshkruhen edhe marrëveshje të tjera naftore mes Iranit dhe kompanive të huaja për zgjerimin dhe zhvillimin e fushave të naftës dhe gazit të Iranit.