Haxhinjtë iranianë mirëpriten në Medina
(last modified Mon, 31 Jul 2017 06:06:50 GMT )
Korrik 31, 2017 08:06 Europe/Tirane
  • Haxhinjtë iranianë mirëpriten në Medina

Grupi i parë i haxhinjve iranianë është mirëpritur ngrohtë në aeroportin e Medinës.

Grupi i parë i haxhinjve dhe pelegrinëve iranianë, është pritur në aeroportin e Medinës nga zv/ministri i Haxhit i Arabisë Saudite, Muhamed Abdul’rahman Bixhavi dhe nga zyrtarë dhe punonjës të Haxhit të këtij vendi dhe nga drejtues të Haxhit të liderit suprem dhe të institutit të Haxhit dhe pelegrinazhit të Iranit. Në ceremoninë e pritjes disa të rinj sauditë me lule dhe hurma në duar kanë pritur pelegrinët iranianë në aeroportin e Medinës. Zv/ministri i Haxhit të Arabisë Saudite, ka shprehur kënaqësinë nga mbërritja e pelegrinëve iranianë dhe theksoi për plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme për këta vizitorë të Shtëpisë së Zotit.

Tags