Ruhani: Irani nuk pranon imponimin e izolimit nga armiqtë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56558-ruhani_irani_nuk_pranon_imponimin_e_izolimit_nga_armiqtë
Hasan Ruhani, president i RII në ceremoninë e dekretimit tha se RII në çdo formë do të ruajë pavarësinë e saj dhe nuk pranon asnjëherë imponimin e izolimit nga ana e armiqve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 03, 2017 13:21 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani nuk pranon imponimin e izolimit nga armiqtë

Hasan Ruhani, president i RII në ceremoninë e dekretimit tha se RII në çdo formë do të ruajë pavarësinë e saj dhe nuk pranon asnjëherë imponimin e izolimit nga ana e armiqve.

Pas marrjes së dekretit nga lideri suprem, Hasan Ruhani tha se Irani në asnjë mënyrë nuk do të dorëzohet përballë kërkesës dhe dëshirës së dashakeqëve për të mos qenë aktiv në arenën ndërkombëtare dhe për të mos marrë pjesë në zhvillimet dhe sukseset e njerëzimit. Presidenti iranian vuri në dukje se marrëveshja bërthamore tregoi vullnetin e mirë të Iranit për kompromis dhe bashkëpunim në arenën ndërkombëtare dhe shtoi se Irani tani vepron me më shumë vetëbesim në krahasim me të kaluarën duke qenë se ka mbështetjen e madhe të zgjedhjeve të 19 majit 2017. Presidenti Ruhani theksoi se pjesëmarrja e popullit në zgjedhje, është një mbështetje që RII të mos hasë në qorrsokak. Sot në huseinienë Imam Khomeini(ra) u mbajt ceremonia e dekretimit të presidentit nga ana e liderit suprem.