Eragçi: Mosrespektimi i marrëveshjes bërthamore do të ketë pasoja serioze
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se mosrespektimi i marrëveshjes bërthamore do të ketë pasoja serioze për palët dhe në rast të shkeljes së kësaj marrëveshjeje, Irani është i gatshëm për çdo lloj mundësie.
Abas Eragci, në një fjalim të mbajtur në institutin e paqes Sasakava të Japonisë, foli mbi marrëveshjen bërthamore dhe ndikimin e saj në arenën ndërkombëtare dhe rajonale dhe tha: marrëveshja bërthamore ka një pozitë të fortë në arenën ndërkombëtare dhe ajo jo vetëm që është miratuar nga rezoluta 2231 e KS të OKB por mbështetet nga BE dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare. Eragçi, pretekstet e ndryshme të Amerikës për të vendosur sanksione kundër Iranit i ka quajtur të jashtëligjshme dhe shtoi: programi raketor i Iranit është fryt i kapaciteteve të kombit iranian dhe ky program ka karakter mbrojtës dhe preventues. Sa i përket marrëdhënieve të Iranit me Japoninë, zv/ministri Eragçi tha: Bashkëpunimet ekonomike të Iranit dhe Japonisë pas marrëveshjes bërthamore janë shtuar dhe pritet që procesi i ngritjes së nivelit të tyre të përshpejtohet në të ardhmen. Ndër të tjera ai foli mbi rolin e Iranit në rajon dhe tha: Irani është një prej vendeve më me stabilitet dhe siguri në rajon dhe përkundër vendeve të tjera burimi i fuqisë dhe i kapacitetit të tij është vetëm populli iranian.