Irani: Amerika të mësojë nga gabimet e mëparshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i57434-irani_amerika_të_mësojë_nga_gabimet_e_mëparshme
I dërguari i përhershëm i Iranit në OKB, duke theksuar se Republika Islamike e Iranit gjithmonë kërkon paqe dhe stabilitet, thotë se burrështetasit amerikanë duhet të mësojnë nga gabimet e së kaluarës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 19, 2017 02:02 Europe/Tirane
  • Irani: Amerika të mësojë nga gabimet e mëparshme

I dërguari i përhershëm i Iranit në OKB, duke theksuar se Republika Islamike e Iranit gjithmonë kërkon paqe dhe stabilitet, thotë se burrështetasit amerikanë duhet të mësojnë nga gabimet e së kaluarës.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Golam Ali Khoshro, në një deklaratë të bërë të premten në përgjigje të pretendimeve të fundit të Nicky Haley, përfaqësuese e përhershme e SHBA në OKB, tha se deklaratat e 15 gushtit të Nicky Haley janë plotësisht të pavërteta. Përfaqësuesi i përhershëm i RII në Kombet e Bashkuara shtoi se akuzat false të bëra nga Nicky Haley kundër Iranit janë një shembull i një sërë veprimesh provokative, kërcënimeve të dukshme dhe veprimeve të papërgjegjshme nga zyrtarët amerikanë për të treguar fytyrën e shëmtuar të Iranit dhe minuar arritjet përkundër angazhimeve të SHBA. Nicky Haley deklaroi të martën se Republika Islamike e Iranit duhet të jetë përgjegjëse për "nisjen e raketave, mbështetjen për terrorizmin dhe shkeljet e rezolutave të Këshillit të Sigurimit". Gholamali Khoshro, tha se përfaqësuesja e SHBA në OKB duhet të mësojë mësime nga historia dhe t'u mësojë disa zyrtarëve amerikanë të mos përsërisin të njëjtat gabime të së kaluarës. Zyrtarët amerikanë, ndryshe nga palët tjera (Britania, Franca, Gjermania, Rusia, Kina dhe Bashkimi Evropian), janë gjithmonë në kërkim të anulimit të marrëveshjes bërthamore. Këto veprime të SHBA ndaj marrëveshjes bërthamore janë në kundërshtim me raportimet e ANEA, OKB dhe KS të OKB, të cilët kanë konstatuar se Irani përmbush detyrimet e tij të dala nga marrëveshja bërthamore.