Pertamina shtyn Iranin për eksplorimin e fushave të naftës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i57478-pertamina_shtyn_iranin_për_eksplorimin_e_fushave_të_naftës
Kompania shtetërore e naftës dhe gazit në Indonezi Pertamina thotë se i ka kërkuar Iranit të lejojë kompaninë të përshpejtojë eksplorimin e dy fushave të mëdha të naftës në provincën jugperëndimore të Khuzestanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 19, 2017 15:50 Europe/Tirane
  • Pertamina shtyn Iranin për eksplorimin e fushave të naftës

Kompania shtetërore e naftës dhe gazit në Indonezi Pertamina thotë se i ka kërkuar Iranit të lejojë kompaninë të përshpejtojë eksplorimin e dy fushave të mëdha të naftës në provincën jugperëndimore të Khuzestanit.

Pertamina nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë kombëtare të naftës iraniane (NIOC) në gushtin e kaluar për të kryer studime të përbashkëta në fushat Mansuri dhe Ab Tejmur të cilat përmbajnë një rezervë totale të vlerësuar prej më shumë se 5 miliardë fuçi naftë në ditë. Drejtori i kompanisë Elia Masa Manikis thotë se të dy fushat e naftës mund të prodhojnë 250,000 naftë fuçi në ditë, në varësi të rezultateve të eksplorimit. "Procesi i negocimit është në vazhdim. Ne do të duhet të bashkohemi me një kompani lokale në Iran. Ne jemi të hapur për partneritet",  tha ai.