Irani bashkëpunon me Zvicrën në fushën e sigurisë bërthamore
Irani dhe Zvicra bashkëpunojnë në fushën e sigurisë bërthamore.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Hoxhatullah Salehi, kreu i qendrës për sigurinë bërthamore i cili së bashku me një delegacion ka shkuar për një vizitë në Zvicër, u takua me Hans Varner kreu i sistemit të sigurisë bërthamore të Zvicrës. Ky takim u organizua në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit për sigurinë bërthamore të firmosur nga të dy vende në vitin 2016. Në këtë takim është rënë dakord për mbajtjen e një takimi mes ekspertëve të sistemeve të sigurisë bërthamore në vjeshtë të këtij viti. Duke qenë se Zvicra ka kryesinë e radhës në institutin e sistemeve të sigurisë në vendet e Evropës perëndimore, palët ranë dakord për një sistem të ri bashkëpunimi dypalësh. Qendra për sigurinë bërthamore e Iranit, në bazë të nenit 3 të marrëveshjes bërthamore ka hartuar një projekt bashkëpunimi me BE, për ngritjen e kapacitetit të kësaj qendre.