Irani dhe Hezbollahu diskutojnë mbi zhvillimet në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i57674-irani_dhe_hezbollahu_diskutojnë_mbi_zhvillimet_në_rajon
Zëvendësministri i jashtëm i Iranit dhe sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, të martën diskutuan mbi zhvillimet e fundit në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 22, 2017 15:13 Europe/Tirane
  • Irani dhe Hezbollahu diskutojnë mbi zhvillimet në rajon

Zëvendësministri i jashtëm i Iranit dhe sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, të martën diskutuan mbi zhvillimet e fundit në rajon.

Në këtë takim, zëvendësministri i jashtëm i Iranit për çështjet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës, Hosein Xhaberi Ansari dhe sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, Hasan Nasrullah gjithashtu analizuan zhvillimet e fundit në Siri dhe Liban. Ky takim u realizua pasi ushtria libaneze dhe Hezbollahu shënuan avancim të ndjeshëm në spastrimin e Libanit lindor nga grupet terroriste terroriste, sidomos nga Fronti Al Nusra dhe ISIS. Vizita treditore e Xhaberi Ansari në Liban filloi të hënën. Ai ka takuar disa zyrtarë të lartë libanezë, duke përfshirë presidentin Mishel Aun, Udhëheqësin e Partisë Socialiste Progresive Valid Xhunbalat dhe Ministrin të Jashtëm libanez Gebran Basil. Xhaberi Ansari është planifikuar të takohet edhe me kryeministrin libanez, Sa'ad Hariri. Zyrtari iranian ka thënë se vizita e tij në Liban është mesazhi i Iranit në mbështetje të bashkimit kombëtar të Libanit dhe gjithashtu përkrahja në luftën kundër terrorizmit sionist dhe takfirist.