Blihen pajisjet për zgjerimin e portit Çabahar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i58048-blihen_pajisjet_për_zgjerimin_e_portit_Çabahar
Drejtori i përgjithshëm i portit Çabahar dhe i institutit të lundrimeve në provincën Sistan Baluçistan, deklaroi se një nga sukseset e marrëveshjes bërthamore është blerja e pajisjeve të nevojshme për portin Çabahar.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Gusht 28, 2017 03:28 Europe/Tirane
  • Blihen pajisjet për zgjerimin e portit Çabahar

Drejtori i përgjithshëm i portit Çabahar dhe i institutit të lundrimeve në provincën Sistan Baluçistan, deklaroi se një nga sukseset e marrëveshjes bërthamore është blerja e pajisjeve të nevojshme për portin Çabahar.

Behruz Agai, tha se pas marrëveshjes bërthamore nisi zbatimi i projektit për zgjerimin e portit Çabahar dhe për këtë nga Gjermania janë blerë pajisje me vlerë 20 milion dollarë. Porti Çabahar është një port me kapacitet që u përgjigjet anijeve të transportit oqeanik dhe shumë shpejt ai do të kthehet në një prej porteve më të rëndësishme të mallrave në Iran. Marrëveshja bërthamore e arritur mes Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet prej janarit 2016, mirëpo qeveria amerikane si nënshkruese e kësaj marrëveshjeje ka bërë shkelje të ndryshme.