Xhaberi Ansari: Asnjë vend nuk mund të vendosë për popullin sirian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i58064-xhaberi_ansari_asnjë_vend_nuk_mund_të_vendosë_për_popullin_sirian
Zëvendësministri i jashtëm iranian për çështjet arabo-afrikane u takua të hënën me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Sirinë Stefan de Mistura në kryeqytetin iranian dhe të dy diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Siri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 28, 2017 16:27 Europe/Tirane
  • Xhaberi Ansari: Asnjë vend nuk mund të vendosë për popullin sirian

Zëvendësministri i jashtëm iranian për çështjet arabo-afrikane u takua të hënën me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Sirinë Stefan de Mistura në kryeqytetin iranian dhe të dy diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Siri.

Hosein Xhaberi Ansari dhe de Mistura gjatë bisedimeve të tyre kanë analizuar zhvillimet në Siri, përfshirë humbjet që pësuan grupi terrorist ISIS, zbatimin e marrëveshjes së paqes dhe vendosjen e armëpushimit në vendin e shkatërruar nga lufta. Stefan de Mistura arriti në kryeqytetin iranian të dielën mbrëma. Vizita e De Mistura në Teheran po zhvillohet në prag të raundit të gjashtë të bisedimeve të Astanas mbi Sirinë që do të mbahet në ditët në vijim në kryeqytetin e Kazakistanit. I dërguari i lartë i OKB-së gjithashtu do të takohet dhe do të mbajë bisedime edhe me ministrin e jashtëm iranian, Mohamed Xhavad Zarif. Që nga marsi i vitit 2011, Siria ka vuajtur nga trazirat dhe aktet terroriste. Irani, Rusia dhe Turqia janë iniciatorët e armëpushimit të 30 dhjetorit 2016 në Siri. Të tre vendet deri tani kanë mbajtur pesë raunde bisedimesh në Astana.