Trump dhe marrëveshja bërthamore: Shfuqizimi, rinegociimi ose ripërtëritja? (1)
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i58443-trump_dhe_marrëveshja_bërthamore_shfuqizimi_rinegociimi_ose_ripërtëritja_(1)
Një studiues injohur  iranian beson se Presidenti i SHBA, Donald Trump, mund të jetë hartuesi më i miri  i marrëvehsjeve në biznes, por ai nuk mund të pretendojë se është një "ndërtues konsensusi" i mirë në politikë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 06, 2017 14:50 Europe/Tirane
  • Trump dhe marrëveshja bërthamore: Shfuqizimi, rinegociimi ose ripërtëritja? (1)

Një studiues injohur  iranian beson se Presidenti i SHBA, Donald Trump, mund të jetë hartuesi më i miri  i marrëvehsjeve në biznes, por ai nuk mund të pretendojë se është një "ndërtues konsensusi" i mirë në politikë.

Nabi Sonboli, studiues i lartë në Institutin për Studime Politike dhe Ndërkombëtare (IPIS), bëri këto omente në një artikull rreth qëndrimit të presidentit amerikan kundër marrëveshjes historike bërthamore të nënshkruar midis Iranit dhe gjashtë fuqive më të mëdhanë botë në vitin 2015.

Teksti i plotë i artikullit është si vijon:

Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, kandidati i Partisë Republikane Donald Trump e quajti marrëveshjen bërthamore, të njohur ndryshe si Plani i Përbashkët i Veprimit, nënshkruar midis G 5+1 (SHBA, Britania e Madhe, Rusia, Franca, Kina dhe Gjermania) dhe Irani si "marrëveshja më e këqe e bërë ndonjëherë". Tani, si Presidenti i SHBA, Donald Trump duhet të vendosë ose të mbajë zotimet e SHBA-së ndaj marrëveshjes bërthamore  ose të anulojë atë. Deri më tani, me ngurrim të madh, Presidenti Trump nuk e ka prishur marrëveshjen dhe para se të marrë ndonjë vendim të nxituar, është e nevojshme të kuptohet se çfarë përfshin saktësisht Plani i Përbashkët i Veprimit.

Plani i Përbashkët i Veprimit është një marrëveshje multilaterale që vendos në lëvizje një angazhim afatgjatë bazuar në një vendim vijues, pasues dhe të kufizuar në kohë, me qëllimin e mëposhtëm kryesor: Të sigurohet se programi bërthamor i Iranit mbetet paqësor dhe në këmbim, fuqitë botërore njohin të drejtën e Iranit për një zgjidhje paqësore bërthamore dhe për të hequr sanksionet ndërkombëtare lidhur me cështjet bërthamore. Kjo marrëveshje strategjike shumëpalëshe u arrit jo vetëm midis Iranit dhe fuqive botërore (përfshirë Shtetet e Bashkuara), por edhe brenda një prej rajoneve më të paqëndrueshme në botë - Lindjes së Mesme. Nëse Administrata Trump e sheh marërveshjen si një vendim afatgjatë strategjik, jetëgjatësia e Marrëveshjes Bërthamore të Iranit është e paprekur. Për të ndihmuar në arritjen e këtij konkluzioni, në vijim do të analizohet Plani i Përbashkët i Veprimit nga pikëpamja kombëtare e vendimmarrjes. Ndërsa rizgjedhja e presidentit iranian Hasan Ruhani në Maj 2017 ka përforcuar angazhimin e Iranit për të mbështetur marrëveshjen, Plani i Përbashkët i Veprimit përballet me një sfidë të frikshme në Uashington me zgjedhjen e Presidentit Trump. Në të dy kryeqytetet, vendimet strategjike politike arrihen kryesisht në Këshillat përkatëse të Sigurisë Kombëtare (NSC). Me vazhdimin e mandatit të Presidentit Ruhani, mekanizmat brenda Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit (SNSC) janë të shkrirë mirë dhe në favor të Plani i Përbashkët i Veprimit. Kjo është në kontrast me situatën aktuale në Uashington, ku NSC është ende në proces dhe përballet me sfida të rëndësishme të brendshme. Pas shtatë muajve të sfidave të brendshme, pritet që çështjet strategjike të përfitojnë nga një NSC më i qëndrueshëm  në Uashington.

Teherani e sheh Plani i Përbashkët i Veprimit si një masë të ndërtimit të besimit midis Iranit dhe komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara. Prandaj, nëse Presidenti Trump e rinegocion, opinioni publik në Iran dhe gjetkë do të akuzojë Shtetet e Bashkuara si shkelës dhe nxitës të përshkallëzimit dhe konfrontimit të mëtejshëm në rajon. Ajo gjithashtu do të shkatërrojë çdo pamje të legjitimitetit për Uashingtonin për të fituar mbështetjen ndërkombëtare për izolim të mëtejshëm ose sanksione mbi Iranin. Përveç kësaj, një veprim i tillë nga Administrata e Trump do të inkurajojë iranianët të mblidhen rreth flamurit, të mbështesin qeverinë e tyre dhe të inkurajojnë vazhdimin e programit bërthamor të Iranit, madje edhe përshpejtimin e tij. Administrata e Trump me debatin e vazhdueshëm me ndalimin e emigracionit, politika pro-saudite dhe kundërshtimi ndaj Planit të Përbashkët të Veprimit tashmë ka humbur besimin e krijimit dhe të popullit në Iran.

Çdo formë e rinegociimit të marrëveshjes bërthamore nuk ka gjasa në vitet e ardhshme. Për t'i bërë gjërat edhe më keq, nëse SHBA vazhdon të rrisë sanksionet e saj të njëanshme ndaj Iranit, do të ndahet me zgjerimin e mëtejshëm të programit bërthamor të Iranit. Një prirje e tillë ka të ngjarë të dëmtojë ekonominë iraniane, por një kosto që Teherani do të jetë i gatshëm të durojë për të mos i dhënë SHBA dorën e sipërme në vendosjen e vullnetit të saj ndaj Iranit. Ka prioritet për një politikë të tillë nga viti 2005 deri në vitin 2015, në kulmin e tensioneve mbi dosjen bërthamore të Iranit, me sanksione gjithëpërfshirëse, Irani arriti të rrisë numrin e centrifugave nga 164 në 19000 dhe pasurimin nga 3.5 në 20 përqind. Megjithatë, pas përfundimit të Planit të Përbashkët të Veprimit, pala iraniane ka mbetur e përkushtuar ndaj marrëveshjes dhe në rast se shpartallohet nga SHBA, Teherani do të kthehet në një epokë të rezistencës dhe më pak angazhim. Negociatat mbi Planni e Përbashkët të Veprimit ishin një punë e frikshme dhe gjatë gjithë kësaj periudhe u përballën me kundërshtime në të dy kryeqytetet. Sidoqoftë, në fund, ata që ishin në favor të marrëveshjes ishin më shumë se kundërshtarët. Rekrutimi i këtij konsensusi relativ për rinegocim nuk është i lehtë dhe mund të zgjasë disa vjet. Zgjedhjet e fundit presidenciale në Iran treguan se shumica e establishmentit ende mbështet marrëveshjen. Në SHBA, gjithashtu duket se përfiton nga mbështetja relative e politikanëve të shquar brenda dhe jashtë administratës aktuale. Trump tani e kupton sa e vështirë është të krijojë një nivel të pranueshëm konsensusi edhe në Shtëpinë e Bardhë mes fraksioneve të ndryshme që ai ka ftuar të punojnë me të. Ai mund të jetë në gjendje të pohojë se është "përpunues i mirë" në në politik.