Populli iranian proteston kundër vrasjes së myslimanëve në Mianmar
(last modified Fri, 08 Sep 2017 16:29:56 GMT )
Shtator 08, 2017 18:29 Europe/Tirane
  • Populli iranian proteston kundër vrasjes së myslimanëve në Mianmar

Adhuruesit iranianë kanë organizuar protesta në Teheran dhe shumë qytete të tjera për të shprehur zemërimin e tyre ndaj dhunës së vazhdueshme brutale kundër myslimanëve Rohingia në Mianmar.

Gjatë protestës, të mbajtur pas lutjeve të së premtes, protestuesit thërrisnin slogane të tilla si "Vdekje Izraelit", "Vdekje  Amerikës”,  "Vdekje  sionistëve" dhe "Allahu Akbar", Zoti është më i madhi në arabisht. Në një deklaratë, demonstruesit e dënuan heshtjen globale ndaj krimeve të vazhdueshme kundër myslimanëve Rohingia në Mianmar dhe i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarr veprime për të rivendosur të drejtat e myslimanëve të shtypur. Ata gjithashtu kërkuan dërgimin e ndihmave humanitare dhe të një komiteti për gjetjen e fakteve në rajon për të hetuar mizoritë kundër muslimanëve. Marshime pro myslimanëve Rohingia u mbajtën edhe në disa vende të tjera, përfshirë Pakistanin, Japoninë, Indonezinë, Bangladeshin, Malajzinë dhe Filipinet. Forcat e sigurisë së Mianmarit kanë sulmuar muslimanët Rohingia që nga tetori i vitit 2016, në një përpjekje për t'i larguar ata nga provinca perëndimore Rakhine. Sulmet janë intensifikuar që nga 25 gushti, pas sulmeve të dyshuara të armatosura ndaj postblloqeve të policisë dhe ushtrisë në Rakhine. Para kësaj, muslimanët ishin objektiva të shpeshta të turmave budiste. Dhjetëra mijëra Rohingia u dëbuan nga shtëpitë e tyre në një valë tjetër të dhunës në vitin 2012.

 

Tags