Kombet e Bashkuara: Mijëra njerëz u zhvendosën nga konfliktet e reja në Mianmar
(last modified Wed, 01 Nov 2023 07:40:35 GMT )
Nëntor 01, 2023 08:40 Europe/Tirane
  • Kombet e Bashkuara: Mijëra njerëz u zhvendosën nga konfliktet e reja në Mianmar

Kombet e Bashkuara njoftuan se në raundin e ri të konflikteve në Mianmar, me mijëra njerëz janë zhvendosur dhe disa prej tyre kanë ikur në Kinë.

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve IRNA, Kombet e Bashkuara të mërkurën njoftuan se më shumë se 6,200 njerëz janë zhvendosur si rezultat i luftërave civile në Mianmar, si dhe 600 njerëz kanë kaluar kufirin kinez.  Pas përleshjeve midis grupeve të armatosura etnike dhe ushtrisë në Mianmar, disa media njoftuan të martën se ministri i sigurisë publike të Kinës kishte zhvilluar bisedime me qeverinë ushtarake të Mianmarit për të vendosur paqen përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.    Wang Xiaowang, i cili është gjithashtu anëtar i Këshillit Shtetëror të Kinës, është takuar me ministrin e brendshëm të juntës ushtarake të Mianmarit, gjeneralin Yar Payi, në Mianmar.  Burimet vendase, pa përmendur detaje, deklaruan se në fokus të bisedimeve mes tyre ishte paqja dhe qetësia në zonat kufitare të dy vendeve dhe bashkëpunimi në fushën e zbatimit të ligjit dhe sigurisë.  Që nga e premtja, luftimet janë intensifikuar në të gjithë shtetin Shan të Mianmarit - ku një hekurudhë miliarda dollarësh po ndërtohet si pjesë e projektit global të infrastrukturës një korridor një rrugë të Kinës. 

Tags