Deklarata e Asamblesë për Afrimin e medhhebeve islame
(last modified Mon, 11 Sep 2017 15:16:17 GMT )
Shtator 11, 2017 17:16 Europe/Tirane
  • Deklarata e Asamblesë për Afrimin e medhhebeve islame

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për afrimin e medhhebeve islame, ka thënë se organizatat ndërkombëtare, ato të të drejtave të njeriut, OBI dhe të gjithë paqedashësit e botës të zbatojnë përgjegjësitë e tyre përballë myslimanëve Rohingya.

Ajetollah Mohsen Eraki, me anë të një deklarate në mbështetje të myslimanëve Rohingya tha: Është e paimagjinueshme që myslimanët Rohingya po vriten nga budistët ekstremistë dhe radikalë të mbështetur nga qeveria dhe ushtria e Mianmarit dhe nga heshtja e Bashkësisë Ndërkombëtare. Ai ndër të tjera theksoi gatishmërinë e asamblesë për afrimin e medhhebeve islame për të dhënë kontributin e vet në ndihmë të myslimanëve në Mianmar.

 

 

Tags